100 gr miell misri, 100 gr miell gruri, 150 gr hithra, 20 gr fara (liri, susam dhe fare e zezë)
Përgatitja
Së pari marrim hithrat, i pastrojmë mirë dhe i ziejmë në ujë të kripur për 4-5 minuta. Pasi hithrat të jenë zier i kullojmë mirë dhe i presim imët.
Në një enë të madhe vendosim të gjithë përbërësit e lëngshëm duke i përzier mirë, ua shtojmë djathin bashkë me hithrat dhe në fund miellin bashkë me pluhurin për pjekje.
I përziejmë mirë dhe masën e vendosim në tepsi, Piqet në temp.180 0 C për 40 minuta.Ju bëftë mirë.