Albanian Arabic Bulgarian Croatian English French German Greek Italian Japanese Macedonian Norwegian Portuguese Serbian Slovenian Swedish Turkish

Kush është kufiri i bindjes ndaj prindërve.

Pyetje: Jam një djalë i një familjeje që vetëm emrin e ka musliman.

Si babai dhe nëna nuk më kanë mësuar asgjë rreth fesë sepse edhe ato vetë nuk dinin asgjë për vete. Babai me nënën shpesh herë flisnin për komshijntë dhe u merrnin me thashetheme. Një ditë u mërzita shumë nga kjo gjë dhe u bërtita të dyve u thashë: “nëse merreni dhe një herë me thashetheme nuk do u vij më në shtëpi” dhe për këtë u betova. Prindërit u zemëruan shumë nga kjo që u bëra.

Një ditë kur unë isha në punë ata kishin ikur fshehurazi në fshat, u ktheva në shtëpi gruaja me fëmijët mbronin prindërit më thonin mua që gabimi ishte i imi. Pyetja që kam për ju është: kush është kufiri i rrespektimit,i bindjes ndaj prindërve dhe nëse prindërit veprojnë diçka të ndaluar vallë fëmija i tyre nuk mund ti këshillojë?

Përgjigje:
Në rradhë të parë duam të theksojmë se rregullat e All-llahut xh.sh të cilët i quajmë (sunnetull-llah) nuk ndryshojnë asnjë herë. Njeriu vjen në këtë botë pa ditur asgjë nga barku i nënës së tij. Vitet e para ky njeri është në një dobësi të plotë, pra nuk arrinë të bëjë asgjë vetë. Nëna e tij atë e rrit me mëshirë, ledhatim e sakrificë. Fëmija kur arrinë moshën e pjekurisë merr forcë dhe fillon të mësojë profesionin që do. E pas një kohe të caktuar martohet dhe formon familjen e tashmë dhe ky quhet baba ose nënë. Ky është sunnetull-llahi që ka ardhur nga Ademi a.s deri tek ne e kështu do shkojë deri në ditën e fundit të jetës së kësaj bote. All-llahu xh.sh në kur’an thotë “All-llahu është Ai që ju krijoi në gjendje të dobët, pastaj pas asaj dobësie ju dha fuqi, e pas fuqisë, dobësi e pleqëri. Ai krijon çka të dojë, Ai është më i dijshmi, më i fuqishmi. (Rrum/54)
Mufessirët (komentuesit e kur’anit) këtë ajet e komentojnë duke thënë se në këtë ajet All-llahu xh.sh ka theksuar periudhat që do kalojë njeriu në të cilat nuk ka asnjë ndryshim dhe nuk do të ketë asnjë herë. 1- Nga hadithet e Pejgamberit a.s e dimë shumë mirë se Pejgamberi a.s ka këshilluar vazhdimisht që të rrespektohen prindërit. (Mexhmuatu’t Tefasir- İst: 1979, Çağrı Yay., V: 5, fq: 53.)
Në një hadith thuhet se një Sahabe (shok) i Pejgamberit a.s donte të shkonte në xhihad (luftë në rrugën e All-llahut xh.sh) por Pejgamberi a.s i thotë mos të shkojë në xhihad por të qëndrojë në shtëpi për ti shërbyer prindërve që i kishte të vjetër. (Sahih-i Buhari- İst: 1401, V: 7, fq: 69, K. Edeb: 3)
Këto urdhëra duhet ti mendojmë mirë. Pas këtyre shpjegimeve le të qëndrojmë pak mbi të drejtat e prindërve. Në Kur’an thuhet: “ Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindërit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin. (e porositëm) Të jeshë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj. E nëse ata të dy tentojnë që ti të më përshkruash Mua shok, për çka ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto ata, po në çështjet e jetës së kësaj bote të keshë mirëkuptim ndaj tyre, e ti ndiqe rrugën e atij që është i kthyer kah Unë, mandej kthimi juaj është tek Unë, e Unë do t’ju njoftoj për atë që keni punuar. (Lukman/14-15)
Imam Kurtubiu thotë rrespektimi i prindërve në gjërat të cilat janë të qarta është vaxhib (e domosdoshme). Nëse japin ndo një urdhër që kundërshot urdhërat e All-llahut xh.sh si mos falja e namazit, mos agjërimi i Ramazanit, bërja shirk (të mohuarit e All-llahut ose të bërit shok) etj… atëherë nuk jemi të detyruar ti bindemi. (İmam Kurtubi- El Xhamii Li Ahkami’l Kur’an- Kajro: 1967, V: 14, fq: 64.)
Sipas dijetarëve të jurisprudencës së medh’hebit Hanefi për një që është mbikëqyrës, nëse prindërit janë jo musliman dhe janë të varfër, ky e ka për detyrë tu japë nafaka (pasuri). Këtë e mbështesin në urdhërin e All-llahut xh.sh i cili është i qartë, ku thotë: Me ta kalo në këtë jetë ashtu si të është bërë e qartë. Ky ajet ka zbritur për prindërit të cilët janë jo musliman. Nëse fëmija jeton midis mirësive që i ka dhënë All-llahu xh.sh dhe prindërit e tij jetojnë në varfëri, skamje kjo nuk është një menyrë jetese e qartë në fe. (İmam Merginani- El Hidaje Şerhu Bidajetu’l Mubtedi- Kajro: 1965, V: 2, fq: 46; shih dhe Molla Husrev- Dureri’l Hukkam- İst: 1307, V: 1, fq: 418.).
Në jurisprıdencën Islame bindja është e kufizuar me qartësinë e urdhërave. Pejgamberi a.s thotë: “Nuk ka bindje në krijesa për mos bindje ndaj All-llahut xh.sh. Bindja është vetëm sipas urdhërave të qarta. (İbn-i Kethir-Tefsiru’l Kur’an’il Adhiim- Bejrut: 1969, V: 1, fq: 518.).
Pas këtyre mund të kalojmë tek pyetja që keni drejtuar në letër. Fillimisht do e marrim në dy pika. 1- Ju sipas shkrimit në letër jeni mbikëqyrës i prindërve dhe me këtë keni kujtuar se jeni mbi ta pra urdhërues. Ku All-llahu xh.sh ka urdhëruar që tu shërbejmë pa u thënë edhe “of” (fjalën më të vogël). 2- Prindërit e tu me të vërtetë duke u marrë me gijbet (thashetheme) veprojnë haram (punë të ndaluar) por mos harro se ata nuk të kanë urdhëruar dhe ty të bësh të njëjtën gjë. Këshilla që mund tu jepet prindërve ka një metodë, rregull. Ibni Abidin thotë: Nëse prindërit e njërit bëjnë ndonjë veprim i cili është i ndaluar nga ana e Islamit dhe është i turpshëm fëmija i këshillon me një gojë të ëmbël ata që të mos e veprojnë më, nëse e dëgjojnë ska më mirë por nëse nuk e dëgjojnë atëherë nuk i këshillon përsëri por lutet për ta. (İbn-i Abidin- Reddu’l Muhtar Ale’d Durri’l Muhtar- İst: 1983, V: 8, fq: 311).
Me këtë Ibni Abidin na tregon shumë bukur mënyrën se si mund ti këshillojmë prindërit. Përfundimisht juve mund tu themi që të shkoni pranë prindërve dhe tu kërkoni falje e pastaj të shlyeni keffaretin (agjërimi i tre ditëve) e betimit. Nëse ata kthehen në shtëpi dhe ty të falin kjo është një gjë e mirë për ty. Me dua për njëri-tjetrin.

Read 67047 times Last modified on E enjte, 21 Nandor 2013 21:56
Published in Pyetje&përgjigje
Rate this item
(0 votes)
Super User

Nam commodo libero eget massa pulvinar nec bibendum odio vehicula. Integer eget gravida neque. Nunc porta, mi vel fringilla convallis, risus leo ultrices ante

Website: smartaddons.com
Login to post comments

Reklama e juaj