Albanian Arabic Bulgarian Croatian English French German Greek Italian Japanese Macedonian Norwegian Portuguese Serbian Slovenian Swedish Turkish

Ylli i kinemasë nigeriane përqafon Islamin

Nëntor 2013.Për habinë e miliona fansave të saj ylli i kinemasë nigeriane Lizzy Anjorin zyrtarizon konvertimin e saj në Islam.

Që nga fëmijëria Islamin e kishte në zemër, thotë ajo, por nuk e praktikonte nga respekti për babanë e saj, i cili ishte krishterë.
"Në zemër gjithmonë kam qenë muslimane. Nëna ime ishte muslimane, gjithmonë kam ëndërruar që një ditë ta praktikoj islamin. Ajo ditë ka ardhur, dhe ja ku jam, Elhamdulillah", thotë Lizzy.
Lizzy Anjorin, e cila tashmë quhet Aisha, është artiste dhe regjisor filmi. Pas konvertimit, në publik filloi të shfaqet me shami në kokë.
Megjithatë , ajo thotë se në filma ende përdor emrin Lizzy Anjorin, dhe nuk pajtohet me mendimet e të tjerëve se Islamin e pranoi për shkak të fejuarit të saj musliman, duke shtuar se Islami ka qenë gjithmonë ëndrra e saj.
"Më herët kam shkuar në kishë, për shkak të babait tim. Por, në realitet gjithmonë kam qenë e interesuar për Islamin, kështu që menjëherë pas vdekjes së babait, zyrtarisht e pranova Islamin, fenë e nënës sime."
Lajmi për konvertimin e saj në Islam ka gëzuar shumë muslimanë të Nigerisë, megjithatë, ata ia kujtojnë rregullat e Islamit dhe kujdesin më të madh në aspektin e roleve në filma dhe veshjes.
"Islami parasheh mbulesën për gratë. Islami bën thirrje për modesti. A do t’i përmbahet ajo këtyre rregullave?" thotë Shakirah Adedo.
Lizzy nuk është nigeriania e parë e cila me konvertimin e saj në islam ka tërhequr vëmendjen e publikut. Në korrik të vitit të kaluar, vendimi i vajzës 25 -vjeçar të pastorit, Charity Uzoechina, për të pranuar Islamin, ka nxitur debate mes komunitetit krishterë dhe atij islam në Nigeri.

 
Read 18447 times
Published in Konvertime
Rate this item
(0 votes)
Login to post comments

Reklama e juaj