Albanian Arabic Bulgarian Croatian English French German Greek Italian Japanese Macedonian Norwegian Portuguese Serbian Slovenian Swedish Turkish

'Mr. Bean' Konvertohet në Islam?

Tetor 2013. Ditët e fundit, mediat , rrjetet sociale dhe web faqet e ndryshme kanë publikuar lajmin se komiku i famshëm botëror Rowan Atkinson, i njohur më mirë si Mr. Bean ka përqafuar Islamin.

Me këtë lajm, kalimin e tij në Islam, komiku i famshëm 'Mr. Bean’ ka mahnitur publikun dhe fansat e tij, e madje edhe ata më të afërmit e tij.

Arsyeja kryesore e konvertimit të tij në Islam është filmi kontrovers, i emituar kohëve të fundit, në të cilin fyhet Pejgamberi Muhamed a.s.
Pikërisht është ky film që e inkurajoi Atkinsonin për të studiuar dhe analizuar jetën e Muhamedit a.s. dhe Islamin. Në pyetjet e disa gazetarëve dhe kanaleve televizive për konvertimin e tij, ai u përgjigj vetëm me ngritjen e gishtit.
Sipas këtyre burimeve, shejh Rashid al-Ganushi i ka dërguar telegram urimi Mr.Beanit. Përndryshe gjatë qëndrimit të tij në Londër al-Ganushi ka kontaktuar me komikun, duke e këshilluar dhe ftuar në Islam.
Edhe pse ditët e fundit ky lajm është përhapur me të madhe, ai ende nuk është konfirmuar, prandaj duhet të presim dhe ta marrim me rezervë derisa lajmi të konfirmohet ose të kundërshtohet nga vet Atkinsoni ose njerëzit e tij të afërt.

Read 32839 times
Published in Konvertime
Rate this item
(0 votes)
Login to post comments

Reklama e juaj