Albanian Arabic Bulgarian Croatian English French German Greek Italian Japanese Macedonian Norwegian Portuguese Serbian Slovenian Swedish Turkish

Ish modelja britanike konvertohet në Islam

Ish modelja 24-vjeçare Carley Watts është bërë këto ditë hit në mediat britanike, për shkak të vendimin të saj për t’u konvertuar në fenë Islame.

Kohë më parë, gjatë pushimeve që kaloi në Tunizi, Carley është takuar me 25-vjeçarin Muhamed Salah dhe ka ndarë mendjen që të bëhet bashkëshorte e tij.

Që nga tetori, Carley dhe vajza e saj dy-vjeçare Alannah, do të shpërngulen në qytetin Monastir në Tunizi, ku Carley do të kalojë gjashtë muaj duke mësuar për fenë dhe duke planifikuar martesën.
Carley për ‘Sun’ tha se miqtë e saj mendojnë se ajo është çmendur dhe se kjo është vetëm një fazë: "Nuk mund të kuptoj se si një vajzë e klubeve papritmas është e gatshme të mbulohet. Por, pasi takova Muhamedin, unë kam vendosur ta ri-shqyrtoj jetën time. Nuk dua të jem më e egër, ta tregoj trupin dhe të zvarritem e dehur nëpër klubet e natës."
"Ne jemi shumë të ndryshëm. Si një modele, puna ime ishte ta tregoj trupin, të vishem me veshje sexy dhe të sillem si e shfrenuar, derisa ai është përqendruar vetëm në familje. Kam dëshirë të shkoj në klube dhe të vallëzoj deri në mëngjes, por jeta ime do të ndryshojë së shpejti... kjo aspak nuk më merakos", tha Carley.
Edhe pse Muhamedi e di se me çfarë merret Carley, familja e tij nuk e di, e ai as nuk e ka ndërmend t’ju tregoj sepse, siç thotë ai, është mjaft tronditëse që ka fëmijë nga një marrëdhënie e mëparshme.
"Ai më ka thënë se më do dhe dëshiron të bëhem bashkëshortja e tij. Ai ka pranuar punën time dhe nuk është përpjekur t’më ndryshojë, por kur të martohemi trupi im do të jetë vetëm për sytë e tij", tha Carley.
"Në Tunizi janë të rralla rastet e fëmijëve jashtëmartesorë, ku seksi jashtë martesës shihet si diçka negative dhe i dënueshëm me ligj. Këto janë vlerat të cilat më pëlqejnë në kulturën e tyre. Femrat janë të nderuara, e ato i respektojnë trupat e tyre, nuk kanë lidhje dhe marrëdhënie rastësore. Kur jam me Muhamedin, unë ndihem e qetë dhe e lumtur, e di se ai ishte mashkull im ideal", përfundoi Carley.

Read 35105 times
Published in Konvertime
Rate this item
(0 votes)
Login to post comments

Reklama e juaj