Albanian Arabic Bulgarian Croatian English French German Greek Italian Japanese Macedonian Norwegian Portuguese Serbian Slovenian Swedish Turkish

Luftoni gripin me pemë dhe perime

Ndersa sezona e gripit po afrohet, specialistët sugjerojnë pushim, konsumimin e shumë frutave dhe perimeve për të luftuar me sëmundjet sezonale si gripi, bronkiti apo të ftohurit.

Me ftohjen e kohës shtohen edhe rastet e shqetësimeve të rrugëve të frymëmarrjes. Në fillim tek të sëmurët vihet re pak djegie fyti. Më pas kjo simptomë shoqërohet me simptoma të tjera si rrjedhje hundësh, kollë, lodhje dhe temperaturë.

 Konsumimi i frutave dhe perimeve i produkteve të pasura me vitamina dhe të veshurit mirë para daljes nga shtëpia janë faktorë shumë të rëndësishëm të cilët na mbrojnë nga infeksionet.

 

Në kurimin e këtyre shqetësimeve mund të përdoren spërkatës hundësh, shperlares goje, spërkatës fyti ose bombone për lehtësimin e dhimbjeve e fytit, e ne disa raste edhe shurup kundër kollës.

 

 Edhe çaji bimor, sidomos ata me vitamin C, apo me limon, luajnë një rol të rëndësishëm në largimin sa më të shpejtë të gripit.

Read 22316 times Last modified on E premte, 22 Nandor 2013 17:19
Published in Shëndetsi
Rate this item
(0 votes)
More in this category: Të mirat e ftoit »
Login to post comments

Reklama e juaj