Egesta Lopçi, studiuese muslimane me origjinë shqiptare, e diplomuar në Bolonjë të Italisë në vitin 2006, në kirurgji, për të dytin vit radhazi merr çmimin ndërkombëtar në fushën e kërkimeve mjekësore nga ‘European Association of Nuclear Medicine’, kësaj radhe për projektin e tomografisë dhe PET-it, si metoda diagnostikimi të sëmundjeve tumorale.
Në vitin 2011 Egesta është specializuar për mjekësi nukleare dhe prej vitesh angazhohet në fushën kërkimore onkologjike në Itali, thuajse për të gjitha llojet e tumoreve, pranë ‘Istituto Clinico Humatinas’.
Egesta është autore e 75 artikujsh të ndryshëm shkencorë, ndërsa është specializuar edhe në Holandë e Britani të Madhe për onkologjinë pediatrike.
Ajo është shembulli i heshtur i një muslimaneje të devotshme, që, ndonëse e emigruar në një vend tradicionalisht katolik dhe me laicitet të konsoliduar, nuk fsheh aspak besimin e saj, e ndërkohë, pavarësisht kësaj, ajo shpërblehet pa hezitim për përkushtimin kërkimor.