Albanian Arabic Bulgarian Croatian English French German Greek Italian Japanese Macedonian Norwegian Portuguese Serbian Slovenian Swedish Turkish

Më shumë ujë fëmijëve

Pasi kanë analizuar të dhënat e mbledhura nga afro katër mijë fëmijë të moshës dy deri në10 vjeçe, hulumtuesit kanë arritur në përfundim se deri në 85 për qind e djemve, dhe madje deri në 90 për qind e vajzave pinë më pak ujë sesa është e këshillueshme.

Sipas shkencëtarëve, edhe dehidrimi i lehtë mund të prekë një numër të madh të funksioneve fiziologjike, duke çuar në lodhje, plogështi dhe kokëdhimbje.

Veç kësaj konsumimi i paktë i ujit rezulton edhe me një rënie të aftësive konjitive dhe mendore.

Fëmijët e moshës parashkollore preferohet të pinë së paku një litër ujë (ose lëngje) në ditë, derisa ata të moshës shkollore së paku dy litra në ditë.

Read 25203 times
Published in Shëndetsi
Rate this item
(0 votes)
Login to post comments

Reklama e juaj