Albanian Arabic Bulgarian Croatian English French German Greek Italian Japanese Macedonian Norwegian Portuguese Serbian Slovenian Swedish Turkish

Mish i bardhë pule në petë llazanjesh

Written by  FMMZ font size decrease font size decrease font size increase font size increase font size Print

Dhe 02, 2013

Nevojiten: 500 gramë mish i bardhë pule

•150 gramë proshutë
• 16 fletë të mëdha spinaqi
• 16 petë të brumit për llazanje
• 0,5 decilitri vaj
• salcë "curry", piper i zi, erëza të përziera

Për salcë:

• 100 gramë gjalpë
• 2 lugë miell
• 2 decilitra qumësht
• 2 decilitra shtalpë për zierje
• 2 lugë djathë parmezan
• 1 i verdhë i vezës

Gatimi:
1. Mishi i bardhë pritet për së gjati në 8 shkopinj të trashë. Shkopinjtë e mishit lyhen me salcë "curry" dhe me erëza të përziera, sipas shijes. Mishi kaurdiset në vaj të nxehtë, derisa të skuqet.

2. Fletët e spinaqit pastrohen, ndërsa brumi për IIazanje zihet pakëz në ujë me kripë, me qëllim që të zbutet.

3. Në petë të brumit për IIazanje vendoset një fletë spinaqi, mbulohet me petën tjetër të brumit për IIazanje dhe sërish vendoset një fletë spinaqi. Përmbi fletë spinaqi vendoset një rriskë proshute dhe pastaj vendoset një shkop i mishit të bardhë të pulës. E tëra mbështillet në role. Dhe, kështu vazhdohet derisa të harxhohet i tërë materiali.

4. Roletë e përgatitura renditen në tavën rezistuese ndaj zjarrit, të lyer paraprakisht me vaj, pastaj lyhen me salcën e përgatitur dhe piqen në furrën e nxehtë në 200 Qe.

Salca:
1. Në një tenxhere të vogël shkrihet gjalpi, pastaj shtohet mielli dhe kaurdiset pak. Gradualisht shtohen qumështi dhe shtalpa për zierje dhe përzihen gjatë tërë kohës, derisa të fitohet dendësia e dëshiruar.

2. Nga fundi i kaurdisjes shtohet djathi parmezan, shtohen edhe erëza të përziera sipas dëshirës dhe salca lihet të ftohet.

3. Në salcën e përgatitur shtohet i verdhi i vezës dhe përzihet.

Këshillë shtesë: Për përgatitjen e këtij ushqimi mund të përdoret edhe mish i gjeldetit.Ky artikull është marrë nga www.kohaislame.com.

Read 25436 times Last modified on E premte, 06 Dhetor 2013 21:09
Published in Kuzhina për motrat
Rate this item
(0 votes)
Login to post comments

Reklama e juaj