Albanian Arabic Bulgarian Croatian English French German Greek Italian Japanese Macedonian Norwegian Portuguese Serbian Slovenian Swedish Turkish

MARRJA E GRUAS ME DY FËMIJË

Pyetje:

Selam alejkum, e kam një rast që më ka ndodh: Nipi, djali i motrës, ma ka marrë rejen time, d.m.th. gruan e djalit tim, me dy fëmijë, më tregoni hoxhë çka duhet të bëj unë? Ju lutem më tregoni si t’ia bëj, sepse jam i humbur krejt, ngase djemtë po duan të vriten me djalin e motrës sime, e unë si vëlla nuk mund ta mbys motrën?

 

Përgjigje:

Fillimisht ju këshillojmë që të gjitha palët që jeni pjesëmarrës në këtë mosmarrëveshje ta keni frikë Allahun dhe të keni kujdes në fjalët dhe veprimet e juaja, ngase mosmarrëveshjet nuk zgjidhen me veprime kriminale siç është vrasja, por duhet të bisedohet, dhe me këshilla e fjalë të urta të kapërcehen problemet.

 

Konsideroj se kjo pyetje është e komplikuar dhe na nevojiten shpjegime shtesë për ta kuptuar këtë situatë, prandaj ju këshilloj që të takoheni me mua, ose me ndonjë hoxhë tjetër, personalisht, për të biseduar për këtë çështje. Por një gjë ua vërtetoj: Ruajuni e mos shkoni deri tek vrasja me asnjë çmim. Sepse fundja ajo metodë nuk është zgjidhje e problemit, por shtim i problemit.

 

Allahu e di më së miri!

Read 51177 times
Published in Pyetje&përgjigje
Rate this item
(1 Vote)
Login to post comments

Reklama e juaj