Albanian Arabic Bulgarian Croatian English French German Greek Italian Japanese Macedonian Norwegian Portuguese Serbian Slovenian Swedish Turkish

Vesh hixhabin nga kurreshtja dhe konvertohet në Islam

Publikuar më: 20.05.2013 

Përvoja e veshjes së hixhabit për një ditë ka çuar britaniken 21vjeçare, Jessica Rhodes, ta pranojë Islamin.

"Kam marrë pjesë në fushatën ‘Dita botërore e hixhabit’, duke pranuar sfidën e mbulimit të kokës", thotë Jessica Rhodes, e cila si shumë jo-muslimane tjera, i është përgjigjur ftesës në ‘Ditën botërore të hixhabit’, sepse ishte kurreshtare të dinë se si ndihen gratë e mbuluara muslimane.

"Përveç faktit që jam mbuluar, unë fillova të lexoj edhe Kur'anin. Gjithashtu, fillova të lexoj dhe të hulumtoj më tepër për Islamin. Në Islam kam gjetur përgjigje në pyetjet që i kam kërkuar për një kohë të gjatë. Kur vendosa ta pranoj Islamin, prindërit e mi nuk ishin të kënaqur, por prapë se prapë ata pranuan vendimin tim. Miqtë e mi patën reagime të ndryshme, disa më kanë përkrahur, por të tjerëve nuk u pëlqeu që unë jam bërë muslimane” , thotë Jessica, e cila me kënaqësi flet për jetën e saj të re.

Për fat të keq, Jessica nuk fsheh zhgënjimin e saj për muslimanët që nuk e mbështesin. "Ndonjëherë ndjej se disa muslimanë duan që unë ta braktis Islamin dhe të kthehem në paganizëm", thotë Jessica Rhodes.

Read 17855 times
Published in Konvertime
Rate this item
(0 votes)
Login to post comments

Reklama e juaj