Përgjigje:
Kërcitja e gishtave në namaz konsiderohet prej punëve të urryera, mekruh dhe atë tek të gjitha medhhebet, ngase është veprim i kot që ndikon në humbjen e përqendrimit dhe koncentrimit në namaz.
Ndërsa jashtë namazit nuk dimë që ka ndonjë argument që e ndalon këtë veprim.
Ani pse nga ana mjekësore –aq sa kam njohuri- është e dëmshme, në veçanti nëse bëhet shpesh, pastaj nuk është edhe kulturë.
Allahu e di më së miri!