në ditët e para të tij kur Ebu Bekri r.a. ia predikoi atë. Njëra nga vajzat e Profetit a.s., Rukija r.a., ishte e martuar me Othmanin r.a.. Othmani r.a. për hirë te Islamit emigroj dy herë ; një herë në Abisini e pastaj në Medine. Në kohën e shpërnguljes së Othmanit r.a. Profeti a.s. ka thënë për të; Othmani është njeriu i parë i Ummetit tim i cili emigroi për hir të Allahut me familjën e tij. Pas vdekjës së Rukijës r.a., Profeti a.s. e martoi vajzën tjetër të tij, Ummu Kulthumën r.a. me të dhe ati ju dha titulli “dhun-nurain” që do të thotë “burri me dy dritë”. Ai ishte një musliman i dalluar që i shërbeu Islami në çdo mënyrë, ka marrë pjesë në të gjitha betejat kundër jobesimtarëve përveç në luftën e Bedrit, sepse gruaja e tij Rukaja ishte shumë e sëmurë.
Othman ibn Affanit r.a., ishte njeri modest dhe i devotshëm, për jetën e të cilit thuhet se ka qenë e thjeshtë. I jepte popullit ushqim të mirë, kurse vetë në shtëpi hante uthull e vaj. Gjatë kohës së halifatit të Othmanit r.a. e cila zgjati dymbëdhjetë vjet, u bë çlirimi i vendeve të shumëta. Në këtë periudh rrethi i pushtetit Islam u zgjerua dukshëm, aq sa kufijt e tij shtriheshin prej Sindit e deri në Andaluzi. Ndër arritjet më me rëndësi të tij janë: zgjerimi i Mesxhidul Haramit (xhamia e Mekkës) që përfundoi gjatë udhëheqjes së tij në vitin 26 h. Në vitin 29 h. e ndërtoi me gurë të skalitur xhaminë e Muhammedit a.s. Ndërkohë, urdhëroi që të ndërtohen xhami edhe në vendet e çliruara, kurse atje ku kishte xhami të bëhet zgjërimi i tyre. Vepra e tij më madhështore është se ai bashkoi gjithë botën Islame në një Mus’haf, në një lexim, si dhe urdhëroi të bëhet shumëzimi i Mus’hafëve dhe shpërndarja e tyre në të gjitha vendet Islamike.Othmani r.a. është i dalluar edhe me disa veti të larta që posedonte, siç janë: kujdesi i madh i tij që të mbrohet nga gabimet dhe devotshmëria e madhe e tij. Othmani r.a. ishte njëri i thjeshtë dhe shumë i dëvotshem. Muhammedi a.s. e ka paralajmruar se do të bie shehid, dhe e ka përgezuar me Xhennet. Ashtu edhe ka ndodhe, Othmani r.a. ka ra shehidë, All-llahu ja pranoftë shehidëllakun e tij.
http://home.wanadoo.nl/ajsha/