Albanian Arabic Bulgarian Croatian English French German Greek Italian Japanese Macedonian Norwegian Portuguese Serbian Slovenian Swedish Turkish

Aktorja e famshme pakistaneze Veena Malik vendos të mbulohet

Aktorja 30 vjeçare, e cila ka luajtur në shumë filma dhe seriale, në vitin 2011 është shfaqur komplet nudo në revistën për meshkuj, “FHM” versioni indian. Suksesi i kinematografisë së saj ka arritur deri në Bollywood.

Më 25 dhjetor të vitit të kaluar ajo u martua me biznesmenin pakistanez, Asad Bashir Khan Khattak, në Dubai dhe që prej asaj dite, ajo ka vendosur t’i jap një kthesë të madhe jetës së saj.

Veena ka paralajmëruar largimin nga bota e kinematografisë për t’iu përkushtuar vetëm projekteve, që kanë në bëjnë me fenë islame ose dokumentareve që kanë sfond religjioz.

Read 6609 times Last modified on E hanë, 10 Shkurt 2014 17:42
Published in Konvertime
Rate this item
(0 votes)
Login to post comments

Reklama e juaj