Të enjten, më 26.06.2014, me një akt solemn mbi 100 fëmijë të moshave të ndryshme u bënë synet në Medresenë e Madhe të Gjakovës
Ne koordinim me shoqatën për Art dhe Kulturë "Sofra Gjakovare"nga Shkupi, Komunën e Gjakovës si dhe Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjakovës, Bashkia Bursa në prag të muajit të bekuar të Ramazanit bëri falas ritin e synetisë së 110 fëmijëve nga 6 muaj deri 14 vjec.
Ceremonia filloi me leximin e një pjesë të Kur’anit nga hafiz Safet ef.Hoxha, e më pas fjalën e mori kryetari i KBI në Gjakovë Ahmet ef.Hoxha, i cili i pasi përshëndeti të pranishmit, në emër të qytetarëve të Gjakovës dhe në emër të KBI në Gjakovë i falënderoi përfaqësuesit e Bashkisë së Bursës dhe ata të shoqatës “Sofra Gjakovare” nga Shkupi, për realizimin e këtij aktiviteti humanitar.
Përfaqësuesi i shoqatës “Sofra Gjakovare”, z.Baki Maliqi në fillim i përshëndeti fëmijët dhe familjarët e tyre, e pastaj e falënderoi kryetarin dhe stafin e KBI në Gjakovë për bashkëpunim, si dhe përfaqësuesit e qytetit të Bursas për mbështetjen e plotë të kësaj ceremonie, ku përveç sigurimit të ekipit mjekësor-specialistë që erdhën nga qyteti Bursës, ata sollën falas të gjitha rrobat adekuate për veshje të fëmijëve për këtë ritual nga Bashkia e Bursës.
Ndërsa këshilltari i kryetarit të Bursës, z. Emir Cemal Beskardes u shpreh shumë i kënaqur që gjendet në Gjakovë. Ai tha se prezenca kaq e madhe dhe interesimi për t’i bërë synet fëmijët përmes këtij organizimi shton edhe më shumë nevojën e bashkëpunimit tonë.
Pas këtyre fjalimeve filloi akti i synetimit të fëmijëve të udhëhequr nga një ekip mjekësh-specialist nga qyteti i Bursës.
Në fund u organizua një drekë solemne për fëmijët, familjarët e tyre dhe të pranishmit.