Albanian Arabic Bulgarian Croatian English French German Greek Italian Japanese Macedonian Norwegian Portuguese Serbian Slovenian Swedish Turkish

Shamia Krenaria jonë, e demaskimi i tyre!

Autor: Merita Boroci E enjte 4 Shtator 2014 05:37 AM

Shteti ynë i dashur i zhytur në mijëra probleme siç duket po klasifikon ato duke i renditur dhe trajtuar nga fundi i tyre, gjegjësisht nga ato më të lehtat tek ato më të rënda (edhe pse trajtimi i problemeve të rënda nuk po u vie rendi), ku ndër të gjitha këto probleme si problemin më të vështirin dhe më të rrezikshmin e ka me fenë Islame, pikërisht me mbulesën Islame, gjë që shtetin tonë e bënë të veçantë nga shtetet tjera ngase është i vetmi shtet në botë që rrezikun më të madh që mund t’i ‘kanoset’ e sheh tek femrat!
Edhe ky Shtator na sjellë hidhërim e mërzi në zemrat tona, familjet e shoqërinë tonë. Vetëm gjatë tri ditëve të para mësimore marrim lajmet e hidhura se bijat e këtij kombi po largohen nga bankat shkollore, po ushtrohet dhunë psikologjike e besa edhe fizike mbi to. Është tejet i dhimbshëm fakti kur shihet se nga kush po dizajnohen këto dhuna e probleme, nga ata që janë të thirrur ta organizojnë një shoqëri të ditur, me vlera e jo injorante.
Shteti ynë gjegjësisht prijësit tanë politik po krijojnë armiq të qëllimshëm e të paqenë në zemrat e bijave tona, nënave të ardhshme të këtij shteti.
A thua si do t’i edukojnë nesër fëmijët e tyre këto vajza që u përjashtuan nga shkolla, do t’i edukoj në atdhedashuri apo urrejtje ndaj shtetit, do t’i edukojë që ta ruajnë shtetin apo ta shkatërrojnë atë, këtë ne mund ta kuptojmë vetëm nëse mundohemi për të hyrë nën lëkurat e këtyre vajzave. Natyrisht, nënat shqiptare gjithmonë kanë qenë largpamëse, ato kanë ruajtur kulturën, gjuhën, identitetin dhe fenë tonë edhe kur kemi qenë nën pushuesin serb, ngase për këtë na ka porositur Allahu xh.sh dhe Pejgamberi i tij, të njëjtën gjë do ta bëjmë prapë, do ta ruajmë kulturën, gjuhën, identitetin dhe fenë tonë, por tani jo nga pushtuesi serb, por nga pushtuesit tanë, ata të cilët me ose pa dashje i zgjedhëm të na pushtojnë.
Kjo situate na bënë të kuptojmë armiqtë e vendit tonë, po them ‘armiqtë’ ngase s’mund të quhet ndryshe ata që ia luftojnë arsimimin një vendi, qoftë edhe i huaj ai vend.
Thotë Muhamedi a.s. se “nëse edukon një femër ke edukuar një shoqëri”, kjo ngase femra është edukatore e familjes, ndërsa familja është celula e shoqërisë, dhe armiqtë e shtetit tonë po goditin pikërisht celulën e shoqërisë, familjen, dhe nëse familjet shkatërrohen – shkatërrohet edhe shoqëria, nëse shoqëria shkatërrohet - shkatërrohet edhe shteti ynë, që me shumë mund dhe gjak e fituam këtë.
Andaj ne, edhe këtë herë do të ngrihemi dhe ta mbrojmë shtetin tonë, shtetin tonë të cilin e duam pa interes.

Autor: Merita Boroci

Read 7268 times Last modified on E mërkurë, 10 Shtator 2014 16:33
Published in Islami në trojet tona
Rate this item
(0 votes)
Login to post comments

Reklama e juaj