Albanian Arabic Bulgarian Croatian English French German Greek Italian Japanese Macedonian Norwegian Portuguese Serbian Slovenian Swedish Turkish

Xhamitë e reja, "miqësore për gratë"

E premte 14 Nëntore 2014 12:00

Ndërtimi i xhamive ka qenë pjesë e traditës turke për shekuj me radhë. Tani, pas shumë shekujsh, vërehen edhe ndryshimet kulturore në këtë art. Kohët e fundit, në Turqi krahas meshkujve, në ndërtimin dhe merementimin e xhamive po punojnë edhe femra. Tashmë dy arkitekte femra të cilat po punojnë në ndërtimin e xhamive, kanë hapë rrugën për më shumë vende të adhurimit që janë të përshtatshme edhe për femrat.

 

Xhamia Camlica e Stambollit, e cila do të jetë më e madhja në historinë e Republikës së Turqisë, është projektuar nga dy arkitekte femra, Bahar Mizrak dhe Hajrije Gul Totu. Finalizimi i kësaj xhamie ka kërkuar një buxhet prej rreth 150 milionë lira turke (66 milion dollarë).

 

Ndërtesa e re do të ketë hapësirë të vecantë për femrat, e cila është po aq e madhe dhe e rregulluar sa ajo e meshkujve. thotë Metin Kulunk, inxhinier ndërtimi në xhaminë Camlica.

 

"Kemi krijuar një vend të veçantë për gratë që të marrin avdes dhe një ashensor për tu ngjitur ato gra që nuk munden, e përvec këtyre femrat do të jenë në gjendje të përdorin një dhomë të përshtatshme për kujdesin ndaj fëmijëve," thotë Kulunk për Agjencinë Anadolu.

 

Me një hapsirë prej 30.000 metër katror, dhe e vendosur në qarkun Uskudar të Stambollit, xhamia Camlica do të përfshijë gjithashtu një vend të veçantë për përsonat e hendikepuar, një platformë nga ku vizitorët mund të falin namazin, një galeri arti islamik dhe muze, një bibliotekë dhe një hapësirë parking për 3,500 automjete.

 

Objektet e tilla nuk janë shumë të zakonshme në të gjithë Turqinë, ku disa xhami nuk janë të përshtatshme për tu frekuentuar nga gratë me fëmijë apo nga të hendikepuarit.

 

Sot, brezi i ri argumenton se xhamitë duhet të jenë të barabarta për të dyja gjinitë, dhe për të gjithë personat pa dallim mundësish.

 

Pas namazit të akshamit në xhaminë historike të Stambollit në rrethin Eminönü, studentja turke Hatixhe Eser, 21 vjeç , thotë: "Unë kaloj shumicën e kohës sime të lirë jashtë shtëpisë, që do të thotë se kam nevojë për një hapësirë për të praktikuar namazin. Ne kemi tashmë disa xhami, por objektet nuk janë të kënaqshme edhe aq. "

 

Ajo thotë se xhamitë janë më të përshtatshme për tu frekuentuar nga meshkujt, dhe se ka vende të vogla për grate, gjë që nuk është e mjaftueshme për të përmbushur kërkesat e publikut.

 

Kjo dëshirë për risi në ndërtimin e xhamive shihet edhe në Mbretërinë e Bashkuar.

 

Fiyaz Mughal, themelues dhe drejtor i një organizate jo-fitimprurëse të quajtur Çështjet e Besimit, thotë: "Ne filluam të pyesim veten, pse nuk po plotësohen nevojat fetare të femrave, duke krijuar arkitekturë për të plotësuar nevojat e burrave dhe grave gjithashtu…”

 

“I gjithë ky ndryshim po zhvillohet gjatë 10 viteve të fundit dhe dhe po tregohet tejet efektiv ditët e sotme, "shton Mughal .

 

"Xhamitë duhet të jenë sa më gjithëpërfshirëse për komunitetin,për shkak se vet xhamia është një hapësirë e komunitetit," shton Mughal.

 

Mughal thotë se ka disa nga ata që janë konservatorë, të cilët nuk duan ndonjë ndryshim në xhami.

 

"Ata nuk e kuptojnë jetën e grave të reja, por ata duhet të pranojnë se gjërat kanë ndryshuar dhe gratë muslimane janë pjesëmarrëse aktive në jetën sociale dhe fetare, ashtu siç janë shumë aktive në profesionin që kanë.

 

Realiteti është se ne duhet të përshtatemi me modernizmin, në koordinim me parimet tona fetare. Moderniteti ka për të pranuar Islamin, dhe Islami duhet të pranojë modernitetin," përfundon Mughal. /mesazhi/

Read 6272 times
Published in Islami
Rate this item
(0 votes)
Login to post comments

Reklama e juaj