Nxënëses së shkollës fillore, e cila jeton në qytetin francez Reims, 150 kilometra larg Parisit, i është ndaluar hyrja në objektin shkollorë për shkak të fund të saj të gjatë".
Sipas gazetës lokale L'Ardennais, Sarah (15) për shkak të fundit të saj të gjatë i është ndaluar pjesëmarrja në procesin mësimor.
Mediat franceze njoftojnë se administrata e shkollës në të dy raste ka ndaluar hyrjen e nxënëses muslimane në shkollë sepse, sipas tyre, veshja e saj “reflekton përkatësinë e saj fetare”.
Deri më sot, ajo gjithmonë e ka hequr shaminë gjatë hyrjes në objektin shkollor, njoftojnë mediat.
Sarah, duke folur për gazetën franceze tha se fundin e ka blerë në një dyqan tekstili me një kosto të ulët, dhe se në vete nuk mban kurrfarë simbolesh.
"Vajzës tuaj i është pamundësuar hyrja në shkollë sepse ajo kishte veshur simbole fetare. Ligji sekular në shkolla ndalon veshjen apo përdorimin e simboleve fetare. Ju lutemi kushtojani vëmendje veshjes së vajzës tuaj, përndryshe asaj do t’i pamundësohet vijimi i mësimit", thuhet në letrën që administrata e shkollës ia ka dërguar familjes së Sarës.
Lidhur me këtë rast, në rrjetin social Twitter ka nisur një fushatë e titulluar "PorteMaJupeCommeJeVeux", që do të thotë "Fundin tim e veshi si të dua."
Mijëra përdorues të internetit kanë mbështetur fushatën dhe në profilet e tyre kanë publikuar fotografitë e figurave publike në Francë që veshin funde të gjata.
Përmes internetit kanë ardhur komente edhe jashtë Francës, ku ndër të tjera, shkruan se "kompanitë e tekstilit prodhojnë veshje për terroristë".
Në Francë, në vitin 2014, është ndaluar përdorim dhe mbajtja e simboleve fetare në shkolla.