Albanian Arabic Bulgarian Croatian English French German Greek Italian Japanese Macedonian Norwegian Portuguese Serbian Slovenian Swedish Turkish

Si do të lëviz koha e Ramazanit deri në vitin 2020?

Gazeta britanike ‘The Guardian’ në web-portalin e vet ka publikuar udhëzuesin për Ramazan, me qëllim të informimit të opinionit me muajin e shenjtë të muslimanëve.

Brenda artikullit janë sqaruar urtësitë e agjërimit, porositë dhe traditat tij, dhe është vendosur një hartë e cila tregon se si do të lëviz Ramazani deri në vitin 2020, në aspektin kohor.
Në vitin 2010 ramazani ka filluar në muajin shtator, ndërsa në vitin 2020 besimtarët do të agjërojnë kah fundi i muajit Prill.
“Këtë vit muaji i agjërimit do të përfundon të premten 17.07. apo të shtunën 18.07, sepse ato janë 29 apo 30 ditë të muajit lunar. Pasi që Ramazani fillon njëmbëdhjetë ditë më parë nga viti i kaluar, nganjëherë bie në muajt e dimrit kur ditët e agjërimit janë të shkurta, e nganjëherë verës kur ditët janë më të gjata”, shkruan The Guardian.
Në artikulli potencohen edhe disa kuriozitete lidhur me agjërimin, të tilla si përmendja e vendeve ku ditët e agjërimit janë më të shkurta dhe me të gjata.
Agjërimi më i gjatë është në kryeqytetin e Islandës, Reikjavik, dhe zgjatë 21 orë e 57 minuta në fillim të muajit të Ramazanit. Agjërimi fillon në ora 02:03 minuta dhe zgjatë deri në mesnatë. Ndërsa agjërimi më i shkurtë është në Sidnej (Australi) dhe zgjatë rreth 11 orë e 24 minuta në fillim të Ramazanit. Agjërimi në Australi fillon në ora 05:29, ndërsa mbaron në ora 16:53.

Read 6417 times
Published in Islami
Rate this item
(0 votes)
Login to post comments

Reklama e juaj