Albanian Arabic Bulgarian Croatian English French German Greek Italian Japanese Macedonian Norwegian Portuguese Serbian Slovenian Swedish Turkish

Këta janë përbërësit për një mëngjes të shëndetshëm

Të dilni nga shtëpia pa ngrënë mëngjes nuk do t`ju ndihmojë të humbni peshë.Njerëzit, të cilët zakonisht neglizhojnë mëngjesin, marrin mëshumë kalori gjatë gjithë ditës.

Nëse justifikimi juaj është se e kaloni këtë vakt se nuk e dini se çfarë të përgatitni, ne duam t’ju japim disa këshilla për një mëngjes të shëndetshëm, ushqyes dhe të shijshëm.

1. Tërshëra – Tërshëra është një super ushqim. – Ajo zvogëlon nivelin e kolesterolit dhe problemet e zemrës. – Përmirëson procesin e tretjes. Në sajë të sasisë së madhe të ujit që absorbon, tërshëra përshpejton dhe përmirëson tretjen. – Zvogëlon rrezikun e diabetit.

2. Kosi grek -Ky ushqim kremoz ofron dy herë proteina dhe kalcium më shumë se sa kosi normal. Një filxhan me kos grek të jep ndjesinë e ngopjes, atë që ju duhet për të filluar ditën tuaj.

3.Qitro – Qitroja do të jetë aleati juaj më i mirë nëse dëshironi të humbni disa kg në disa ditë. Është treguar se konsumimi i një gjysmë qitro para ushqimit ndihmon në zvogëlimin e yndyrave të tepërta që grumbullohen në trup. Ta konsumoni në mëngjes, gjithashtu ndihmon për të mbajtur nën kontroll nivelin e glukozës gjatë gjithë ditës.

4. Bukë gruri Karbohidratet janë të rëndësishme për një mëngjes të shëndetshëm. Para se të zgjidhni llojin e bukës, mos harroni se jo të gjitha karbohidratet janë të mira për trupin. Rregulli është që të zgjidhni një bukë të bërë nga drithëra të plota.

Read 623 times
Published in Shëndetsi
Rate this item
(0 votes)
Login to post comments

Reklama e juaj