Albanian Arabic Bulgarian Croatian English French German Greek Italian Japanese Macedonian Norwegian Portuguese Serbian Slovenian Swedish Turkish

Ëmbëlsirë me Kos dhe Biskota – Receta me Shije të Lehtë

Nëse doni t’i surprizoni familjarët dhe miqtë me një ëmbëlsirë të veçantë dhe delikate, ëmbëlsira me kos dhe biskota është ajo që po kërkonit.

AgroWeb.org ju sjell recetën fantastike fare të lehtë me vetëm katër përbërës kryesor.

Rezultati është një shije e lehtë që do mbetet gjatë në mendjen e kujdo që ju do t’ia servirni.

Përgatitja e ëmbëlsirës me kos dhe biskota

Përbërësit për 10 racione

85 gr me biskota

2 lugë gjelle me sheqer nëse dëshironi mund të përdorni dhe sheqer kaf

5 lugë gjelle me gjalpë të shkrirë

340 gr kos

1 lugë gjelle me lëng limoni

Lëkurën e gjysmës së limonit

340 g me krem qumështi (pana)

Përgatitja

Si fillim AgroWeb.org ju udhëzon të ngrohni furrën me 180 gradë Celsius.

Në grirësen elektrike apo mikser thërmoni biskotat, ose mund dhe t’i vendosni në një qese dhe t’i shtypni me petës.

Pasi t’i keni thërmuar kalojini në një tas dhe përzjejeni me gjalpin e shkrirë derisa biskotat ta kenë përthithur plotësisht.

Masën e krijuar vendoseni me dorë në një tavë mesatare, duke e shtypur lehtë që të formojnë një shtresë të barabartë.

AgroWeb.org ju këshillon që biskotat t’i vendosni dhe në anët e tavës, kështu mbushja nuk do të derdhet.

Lëreni përreth 30 minuta para se ta vendosni në furrë. Shtresa me biskota duhet të piqet derisa të marri një ngjyrë të artë, ose për rreth 10 deri 12 minuta.

Pasi të jetë pjekur lëreni të ftohet dhe ndërkohë përgatisni mbushjen.

Në një tas të madh hidhni kosin, AgroWeb.org ju sugjeron që kosit t’i hiqni ujin, kështu masa që do të formohet nuk do të mbetet e lëngshme.

Shtoni po në atë tas lëngun dhe lëkurën e limonit, dhe më pas shtoni dhe panën dhe sheqerin.

Me ndihmën e rrahëses elektrike, përzjejeni masën, derisa të jetë bërë kompakte.

Merrni tavën ku keni përgatitur shtresën me biskota dhe hidhini kremin e krijuar me kos.

Më pas tavën vendoseni në frigorifer për 3 deri në 4 orë, por kujdes që të mos e vendosni në ngrirje.

Read 18 times
Published in Kuzhina për motrat
Rate this item
(0 votes)
Login to post comments

Reklama e juaj