Albanian Arabic Bulgarian Croatian English French German Greek Italian Japanese Macedonian Norwegian Portuguese Serbian Slovenian Swedish Turkish

Konvertohet në islam deputeti holandez që e quajti Islamin ‘sëmundje’

E Mërkurë, 6 Shkurt 2019; 08:42

Ish deputet i Holandës, Joram van Klaveren, pjesëtar i ekstremit të djathtë në partinë e Geert Wilders, ka njoftuar se është konvertuar në Islam.

Klaveren ishte deputet në Partinë e ekstremit të djathtë Wilders (PVV) nga 2010 në 2017. Ai, kishte deklaruar se islami është sëmundja më e madhe që ka goditur Holandën në njëqind vjetët e fundit.
Klaveren, me bashkëpartiakët e tij ka zhvilluar një fushatë të pandërprerë kundër Islamit në Parlamentin holandez, duke bërë thirrje kundër mbulesës së grave myslimane, si dhe kundër minareve.
Por, Klaveren 40-vjeçar, tha se mendimet e tij kishin ndryshuar pas leximit të një libri që kritikonte Islamin, ku gjeti se ai kishte më shumë të përbashkët me fenë se sa mendonte.
“Shikova Biblën në raftin tim të librave, në të kishte më shumë libra rreth Profetit Muhamed. Por, ndërsa kërkova për Perëndinë, gjithmonë ndjeva një shqetësim. Dhe kjo ngadalë u zhduk. Kjo, pasi islami ndjehej si një shtëpi”, tha tha Van Klaveren.
Klaveren, i rritur në një familje protestante reformatore, tha se ndjehet shumë keq për kontributin e tij në portretizimin e imazhit të rremë për Islamin”.

Read 6558 times
Published in Konvertime
Rate this item
(0 votes)
Login to post comments

Reklama e juaj