Albanian Arabic Bulgarian Croatian English French German Greek Italian Japanese Macedonian Norwegian Portuguese Serbian Slovenian Swedish Turkish

Femrat e mbuluara janë më të lumturat

Publikuar më: 07.12.2013 

Njeriu vazhdimisht është në kërkim të lumturisë dhe çdo hap që e bën në jetë, e bën për të qenë më i lumtur. Por ne kemi harruar se kjo lumturi që e kërkojmë gjendet tek Ai që e ka në dorë lumturinë, dhe Ai është Allahu. Sa më shumë që i afrohemi Allahut me vepra të mira e me dhikër, aq më të lumtur dhe më të kënaqur do të jemi me jetën.

Ndërsa ndodh e kundërta për ato që e kane lënë rrugën e Allahut, dhe kërkojnë lumturi në ndonjë rrugë tjetër dhe nga ndokush tjetër. Kush vepron në këtë mënyrë, gjithë jetën do ta kalojë në dëshpërim dhe në kërkim të lumturisë, por duke mos e gjetur atë kurrë. Allahu në Kur’an thotë:

“E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë…” (Ta Ha, 20: 124)

Kjo sigurisht që vlen edhe për motrat muslimane që kërkojnë të jenë më të lumtura dhe “moderne” duke e braktisur mbulesën, dhe njëkohësisht duke braktisur rrugën e Allahut.

Por siç e pamë më parë, se nëse braktis urdhrin e Allahut, ku hyn edhe mbulesa, femrat muslimane kurrë nuk do të gjejnë lumturi, dinjitet dhe respekt nga të tjerët.

Edhe pse këtë dukuri të shëmtuar motrat muslimane e morën nga të palumturat (jobesimtaret), ato prapë se prapë mendojnë se zhveshja do t’iu sjellë lumturi.

A thua motrat tona lakmojnë tek perëndimorët, të cilët si pasojë e zhveshjes kanë nivel të lartë prostitucioni, amoraliteti, tregti të femrave, divorce dhe sëmundje seksuale vdekjeprurëse.

Allahu na ka mbuluar pjesët e turpshme (avretin) si mbrojtje ndaj këtyre dukurive, por si duket, ne, me vetëdëshirë, i kërkojmë të këqijat, duke mos menduar për pasojat më pas.

Mbulesa mjafton në ditët e sotme që e mbron femrën nga ngacmimet e ndryshme që u bëhen atyre, gjë që është nënçmim i madh.

Të bëhemi të mençur dhe t’i shikojmë me radhë pasojat e kësaj dukurie, dhe sigurisht se do të pajtohemi me fjalët e Allahut se kjo është një rrugë e shëmtuar.

-Një femër nuk mund të jetë e lumtur, kur një mashkull e shikon vetëm si objekt seksual për t’i përmbushur nevojat e tij epshore, e jo ta vlerësojë sipas personalitetit të saj.

-Një prind nuk mund të jetë i lumtur, kur vajza e tij të bëjë gjëra te pamoralshme si pasojë e zhveshjes.

-Një motër muslimane nuk mund të pajtohet me zhveshjen, kur burri i saj të shohë gra tjera të zhveshura, dhe të lidhet me gra tjera, si pasojë e përhapjes së kësaj dukurie.

-Një fëmijë nuk mund të jetë i lumtur, kur të shohë divorcin e prindërve të tij, divorc i cili, në shumë raste ndodh si pasojë e këtyre dukurive të shëmtuara.

-Një vëlla nuk mund të gjejë lumturi, kur motra e tij të bëjë gjëra të pamoralshme e të pahijshme si pasojë e zhveshjes.

-A thua është i kënaqur ai burrë, i cili ka grua të zhveshur, dhe trupin e saj e shikojn, qindra burra tjerë, e ai aspak të mos xhelozojë.

-Një shoqëri e tërë nuk mund asnjëherë të jetojë në lumturi, derisa kjo dukuri është në mesin tonë.

Nuk duhet asnjëherë që motrat tona muslimane ta ulin veten në nivelin e kafshëve duke u treguar njerëzve pjesë të trupit të tyre, dhe të lënë rrugën e Allahut, rruge e cila të mëson të jetosh i lumtur, dhe gruan e trajton si princeshë.

Allahu u bëri nder femrave duke ua dhënë mbulesën, dhe në Kur’an thotë:

“O Pejgamber, thuaju grave tuaja, bijave tuaja dhe grave të besimtarëve le t’i venë shamitë mbi trupin e tyre, sepse kjo është më afër që ato të njihen se nuk janë rrugaçe e të mos ofendohen. Allahu falë gabimet e kaluara, Ai është Mëshirues.” (Ahzab: 59)

Motrat muslimane duhet të jetojnë ashtu siç dëshiron Allahu, e jo siç dëshirojnë meshkujt.

“Kur t’ju vijë udhëzim nga ana Ime, kush do ta pasojë atë, as nuk do të humbë, as nuk do të bjerë në mjerim.” (Ta-Ha: 123)

Autor: M. Kadria

Read 20706 times
Published in Gruaja ne Islam
Rate this item
(0 votes)
Login to post comments

Reklama e juaj