Albanian Arabic Bulgarian Croatian English French German Greek Italian Japanese Macedonian Norwegian Portuguese Serbian Slovenian Swedish Turkish

PLD kërkon masa kundër sëmundjes së minjve

 

Partia Liberal-Demokrate (PLD) i bëri thirrje edhe një herë Ministrisë së Shëndetësisë që të marrë masa urgjente për parandalimin e përhapjes së sëmundjes së minjve të njohur si tularemia

E marte 17 Mars 2015 12:15

PLD thotë se Maqedonia është nën kërcënimin e epidemisë dhe se Ministria ka tre muaj që është dëshmitar i nemitur i përhapjes së sëmundjes.

 

Partia kujton se në rajonin e Shtipit dhe Velesit janë regjistruar dhjetëra të infektuar dhe se shumë raste të tjera pritet të konfirmohen.

 

“Qytetarët nuk panë asgjë tjetër përveç rekomandimeve për më shumë kujdes. Epidemiologët dalin në terren dhe futen në shtëpinë e të prekurve vetëm pasi ata të jenë sëmurë. A nuk është ky një reagim i vonuar? Prandaj PLD i bën apel Ministrisë së Shëndetësisë që të bëjnë derratizimin dhe dezinfektimin e rajoneve kritike, si dhe të mjediseve rurale dhe urbane që janë goditur nga përmbytjet, në bashkëpunim me komunat dhe me Qytetin e Shkupit”, thuhet në reagimin e PLD-së.

Read 738 times
Published in nga Maqedonia
Rate this item
(0 votes)
Login to post comments

Reklama e juaj