Shoqata ndihmoni te Varferit

10 Ushqimet që forcojnë imunitetin

E dimë që gjithmonë mundohesh të gjesh mënyra për të zvogëluar efektet e ftohjes dhe gripit por a ke menduar ndonjëherë që të bësh diçka që ta parandalosh atë pa pasur nevojë që të shërosh.

Përgjigjen e ki jo më larg se tek tregu i gjelbër.
Ju duhet të ushqeni sistemin e imunitetit tuaj me përbërësit e duhur që ti ndihmoni të punoj si është më së miri.
10 ushqimet e shëndetshme në vijim janë ato të cilat duhet ti keni në tavolinë kur të uleni për të ngrënë gjatë 3 vakteve të ditës nëse dëshiron që ti dhe familja juaj të keni imunitet të fuqishëm që lufton virusët e dimrit e të mos sëmureni fare.

1. Agrumet (Citrus)

Shumica e njerëzve fillojnë të marrin vitamin C pasi të ftohen apo kap gripi por a e ke ditur se për të mbajtur sistemin e imunitetit tuaj të punoj në nivel 100% ky ushqim (agrumet) janë në krye të listës. Vitamina C ndihmon rritjen e prodhimit të qelizave të bardha të gjakut, qeliza që luftojnë infeksionet. Për shkak se trupi i njeriut nuk e prodhon apo ruan vitaminën C atëherë marrja e saj për çdo ditë është esenciale për shëndet të vazhdueshëm. Gati të gjitha agrumet janë me sasi të lartë të Vitaminës C dhe me po aq shumë laramani që të zgjedhësh është e lehtë për ju që në çdo vakt ushqimi të fusni edhe Vitaminen C.

2. Speci i Kuq Zile

Vitamina C jo vetëm që e forcon imunitetin por gjithashtu ndihmon që të kemi lekure te shendetshme, që është vija e parë e frontit në luftë kundër ftohjes dhe gripit. A mendon që agrumet përmbajnë më shumë vitaminë C se sa ndonjë pemë apo perime tjetër? Mendon edhe njëherë. Gram për gramë speci i kuq zile ka 2 herë më shumë vitamine C e përveç tjerash është i pasur me beta karotinë.

3. Brokoli

Brokoli është i stërmbushur me një arsenal të vitaminave dhe mineraleve i gatshëm të bëj luftë me cilindo bakter apo infeksion. I mbushur me vitamina A, C dhe E, e gjithashtu edhe me një numër të antioksidanteve, brokoli është njëra nga perimet më të shëndetshme që duhet ta vendosësh në tavolinë. Në mënyrë që ta mbash të paprekur fuqinë e brokolit duhet të përgatitet pak ose fare hiq.

4. Hudhra

Gjendet gati në të gjitha kuzhinat në botë, hudhra, jo vetëm që i shton shije ushqimit, por është a patjetërsueshme për shëndetin tuja. Civilizimet e hershme e kanë njohur vlerën e saj për atë që lufton infeksionet dhe shkenca moderne tregon se hudhra ndihmon në uljen e kolesterinës dhe parandalimin e ngurtësimit të arterieve. Përbërësit e saj të forcimit të imunitetit duken të vijnë nga koncentrimi i lartë me përzierjeve që përmbajnë sulfur, si për shembull allicini.

5. Xhenxhefili

Xhenxhefili është një tjetër ushqim që njerëzit e përdorin pasi të ftohen apo janë me grip. Por ashtu sikur Vitamina C edhe xhenxhefili ndihmon që fare të mos ftoheni apo të ju bie gripi. Përderisa përdoret në shumë dezerte ëmbëlsirash, xhenxhefili përmban djegës në formë të gingerol i cili ju jep specave djegës djegësin. Përveç tjerash xhenxhefili ndihmon në zvogëlimin e dhimbjeve e gjithashtu besohet se posedon përbërësit që ulin kolesterinën.

6. Spinaqi

Spinaqi ka hyrë në listë jo vetëm për shkak se është i pasur me Vitaminë C por gjithashtu për shkak së është i mbushur me shumë antioksidant dhe beta-karotinë të cilët janë vërtetuar që shtojnë numrin e qelizave luftarake në sistemin e imunitetit. Ashtu sikur edhe brokoli më së miri është që pak të përgatitet në mënyrë që sa më shumë të ruhen materiet ushqyese.

7. Kosi apo Jogurti

Kur të zgjedhësh kosin mundohu të gjesh sa ma natyralë me kultura aktive. Arsyeja është sepse studimet e fundit që janë bërë sugjerojnë se këto të ashtuquajturat kultura stimulojnë imunitetin për të luftuar sëmundjet. Studimet shtesë gjithashtu sugjerojnë lidhjen në mes të niveleve të ulëta të Vitaminës D dhe rritjes së rrezikut të ftohjes dhe gripit. Kështu pra gjej kos apo jogurt që është fortifikuar vitaminë D.

8. Bajamet

Kur flasim për parandalimin dhe luftimin e ftohjes dhe gripit vitamina E duket të mbetet mbrapa nga Vitamina C e cila më shpesh përmendet, por Vitamina E është gjithashtu e rëndësishme për shëndetin e sistemit imunitar. Vitamina E është vitaminë që kërkon prezencën e yndyrave që të absorbohet ashtu si duhet. Arrat e veçanërisht bajamet janë të mbushura me vitamin E dhe se një gjysmë gote e mbushur me to ofron gati 100% të sasisë që rekomandohet në ditë.

9. Shafran i Indisë

Shafrani është një përbërës kyç në shumë kërri (curry) shafrani (erëza) edhe pse me shije ndoshta të hidhët është përdorë me vite si anti-inflamator në trajtimin si të osteoatritit dhe artritit reumatoid. Koncentrimi i lartë i kurkuminit, ajo që i jep shafranit ngjyrën, ka dëshmuar të përmbajë përbërës që luftojnë ftohjen dhe gripin.

10. Çaji Jeshil apo Çaji i Gjelbër

Si njëri nga pijet më të popullarizuara në botë, dobitë shëndetësore të çajit jeshil janë studiuar për shekuj me radhë. I mbushur me flavonoid, lloj i antioksiduesit që si çaji jeshil ashtu edhe çaji i zi përmbajnë nga 150 deri 200 mg për gotë. Aty ku çaji jeshil shkëlqen më shumë se sa çaji i zi është në nivelet e epigallocatechin gallate, apo shkurtimisht EGCG, një antioksidant i fuqishëm. Procesi i fermentimin në të cilin ndërhynë çaji i zi shkatërron shumicën e EGCG. Në anën tjetër Çaji Jeshil avullohet dhe nuk fermentohet e kështu ruan përbërësit EGCG. Nëse kjo nuk mjafton çaji jeshil gjithashtu është një burim i mirë i aminoacideve L-theanin, i cili ndihmojnë qelizat T në prodhimin e përzierjeve që luftojnë bakteret.

Tash çka po të mbetet ty përpos që të hash më shumë agrume (portokall), brokoli, hudhër, spinaq, kos apo jogurt, arra e bajame, shafrani indian dhe në fund të vijë çaji jeshil në një gotë duke avulluar.

Sa i dobishëm ishte ky post?

Klikoni mbi një yll për ta vlerësuar!

Vleresim mesatar 0 / 5. Numri i votave: 0

Asnjë votim deri më tani! Bëhu i pari që vlerëson këtë postim.

LINQET E RRJETEVE SOCIALE