2 – Ditën e Gjykimit a e ke harruar ?
Jetojme ne kete dunja
ditet shpejt kalojne..
ndersa ne hutohemi
per te ardhmen nuk mendojme
Diten e Gjykimit
e kemi harruar..
ate Dite kur do te dalim
para Allahut te lartesuar!
Ate dite kur ngriten peshojat
librat e jetes shfletohen
kur dielli shume te jete afruar
e njerezit nga djerset mbulohen
Si do te jete qendrimi yne
kur te gjithe do te jene tubuar,
te zhveshur, zbathur dhe ne pritje
te brengosur dhe te frikesuar?
Ndersa njerezit thirren nji nga nji
qe te dalin para Allahut te lartesuar
per t’u pyetur e marre ne llogari
per ate qe ne dunja kane punuar
Dhe atehere kur te degjohet nje ze:
“Ku eshte filani, i biri i filanit?”
..kur te therrasin emrin tend
ndersa ti i frikesuar ngrin ne vend!
Erdhi rradha jote
perpara Allahut te duhet te qendrosh
me çfare gjuhe do te flasesh
e veten si do ta arsyetosh?
Si do te jete gjendja jote
perpara Allahut duke qendruar?
i brengosur dhe i frikesuar
librin e jetes tende duke e lexuar..!
Ndersa te gjithe jane duke degjuar
do te dal ne shesh çdo fshehtesi
te mirat dhe te keqijat qe i ke punuar
per te gjitha ti do te japesh llogari
Sa e sa vepra qe i ke harruar
do permenden e per to do pyetesh o njeri
sa e sa te keqija qe i ke punuar
do permenden e per to do merresh ne llogari
Valle si do pergjigjesh?
çfare do te thuash?
Ate Dite kur gjendja jote
te jete veshtiresuar?
O ti njeri
qe pas dunjase endesh i verbuar
Diten e Gjykimit
a e ke harruar?
Pergjigjen shume shpejt
e kthen duke mohuar!
.. ndersa me veprat e tua
tregon se e ke harruar!!
Allahu te dha nje jete per ta adhuruar
e ndersa ti hutohesh pamenduar..
mos e humb kete shans kot pa dobi
se nje dite do te merresh ne llogari!!!