4 – Nota e Provimit !
Allahu, dunjane e ka zbukuruar
shume prej njerezve me te jane mashtruar
eshte bere provim per njerezit
per te pare si kane per te vepruar
Kush eshte miku i Allahut
ka per t’u qartesuar
apo ndihmetar i Shejtanit
qe ka devijuar
Provimi i jetes
tashme ka filluar
valle, a jemi pergatitur
per t’u testuar?!
Veprat tona
jane argument
per testimin qe po ndodh
ne realitet
Por kush shpreson
per shperblimin e tij ne Ahiret
duhet te punoje shume
ne kete jete
Ne provimin e jetes
shume a pak jemi sprovuar
me urdhra e ndalesa
te keqija dhe te mira
Qe meritojne lavderimin apo poshterimin
shperblimin apo denimin
valle, pyes veten:
“A do ta kalojme ‘Provimin’ ?!”
O robi i Allahut
qe je duke u sprovuar
sprovat e tuaja, besimin tend
kane per ta testuar
Permes sproves
imani yt ka per t’u dalluar
durimi, bindja ndaj Allahut
ka per t’u testuar
A mendojne njerezit
se do lihen pa trazuar
dhe se nuk kane
per t’u sprovuar?!
Provimi i jetes
tashme ka filluar
ka per te dal ne pah
secili njeri, sipas asaj
qe ka punuar
O ti njeri
qe i trembesh denimit
e ke ne dore ti te pergatitesh
per noten e provimit
Te dime se si eshte gjendja jone
te dime se cfare note meritojme
le te pergatitemi dhe te shpresojme
qe te pakten provimin e jetes ta kalojme!!!