A LEJOHET SHKULJA DHE RREGULLIMI I VETULLAVE?
Pyetje: A lejohet shkulja dhe rregullimi i vetullave?
Përgjigje:
Thotë Dijetari i njohur AbdulAziz ibn Baz (Allahu e mëshiroftë)
Nuk lejohet shkulja e vetullave dhe as që të hollohen ata, përshkak të asaj se Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) e ka mallkuar femrën “en Nemiseh”, pra femrën që i shkul vetullat dhe atë femër që kërkon t’i shkulen vetullat “el Mutenesimmeh”.
Thotë Dijetari Salih el Feuzan:
Kjo vepër (shkulja dhe rregullimi i vetullave) është gjunah prej gjunaheve të mëdha dhe është akt mosbindje ndaj Allahut. Kjo është gjunah i madh, pasiqë një femër e tillë është e mallkuar në Hadith dhe gjithashtu bën pjesë në ndryshimin e krijimit të Allahut (subhanehu ue teala). Na ka lajmëruar Allahu se bërja e një vepre të tillë është bindje ndaj urdhërave të Shejtanit, thotë Allahu: “(Shejtani tha) Unë do t’i urdhërojë ata dhe do ta ndryshojnë krijimin e Allahut”. (en Nisaa 119)
Thotë Dijetari el Uthejmin:
Kjo vepër (rregullimi i vetullave) është gjunah i madh. Dhe Pejgamberi e ka përmendur femrën, sepse ajo mundohet çdoherë ta zbukurojë veten e saj, përndryshe edhe burri nëse i shkul vetullat edhe ai do të jetë i mallkuar sikurse femra. Nuk ka dallim mes shkuljes, prerjes apo rruajtjes së vetullave.
Përktheu: Enis Arifi