Shoqata ndihmoni te Varferit

Allahu i Madhërishëm në Kuranin fisnik urdhëron e thotë:“E kur ajo dëgjoi për ato pëshpëritjet e tyre, dërgoi t’i thërrasë ato, u përgatiti vendmbështetje dhe secilës prej tyre i dha nga një thikë e tha: “Dilu para atyre!” Kur e panë atë, ato u tronditën dhe i prenë duart e tyre e thanë: “All-llahut i qofshim falë! Ky nuk është njeri, ky nuk është tjetër vetëm se ndonjë engjëll i lartë!” (Jusuf, 31) Shumica e dijetarëve pajtohen që pejgamberi Jusuf a.s. nuk ka pasur rival në pamjen e bukur dhe qëndrimin e tij deri në atë masë saqë grupi i grave që ishin ftuar nga gruaja e ministrit, harruan që i kanë thikat në duart e tyre dhe në vend që t’i qëronin frutat i prenë duart e tyre pa i ndier fare. Tregimi ndoshta do të jetë i pabesueshëm dhe jobindës për pabesimtarët, por dituria me ndihmën e metodave shkencore dhe anatomisë ka qëndrim krejt tjetër i cili është kompatibil me versetin e lartëpërmendur. Distraksioni apo kthimi i vëmendjes për t’i lehtësuar dhembjet. Ndryshimi i koncentrimit vëzhgues i shkaktuar me çfarëdo qoftë që e orienton mendimin, sot është fakt për të cilin shkenca e vërteton. Në këtë proces, nën ndikimin e disa distraktorëve fillon të harrosh, gjegjësisht je i izoluar nga dhembjet tua. Ëndërrat gjatë ditës dhe shikimi i TV është shembull i mirë, së pari procesi i brendshëm, ndërsa tjetri procesi i jashtëm për shkak të cilit koncentrimi i ndonjë personi është i penguar në skajshmëri dhe në tërësi orientohet në shfaqje tjetër (distraktor). Nuk ka dyshim, siç thotë shkenca, distraktori më efikas i cili do të mbizotërojë me trupin është ai i cili tërheq vëmendjen e qendrave për dëgjim, shikim, aromë, shije dhe ndjenja. Në eksperimentin që e kanë bërë hulumtuesit në spitalin edukues, disa njerëz gjatë operimit kanë qenë të ekspozuar ndaj imazheve fascionante, përpos ilaçeve të përshkruara dhe rezultatet kanë qenë të jashtëzakonshëm në krahasim me rezultatet e disa njerëzve që nuk e kanë konsumuar ilaçin për ndryshimin e koncentrimit vëzhgues. Ky studim për të cilin mjekët rekomandojnë që pos ilaçeve tradicionale të përshkruara, shfrytëzimin e mënyrave shtesë për të zvogëluar dhembjet, është botuar në revistën “Chest”. Në faqen e internetit të BBC-së është shpallur hulumtimi me emërtimin “The return to nature”, në të cilin dr. Geel Hopkins thotë: “Ne kemi arritur sukses të lehtësojmë dhembjet e pacientëve tanë duke i ekspozuar ndaj imazheve të bukura dhe muzikës. Kjo ka ndihmuar shumë në minimizimin e efektit psikologjik dhe tendosjes fizike.” Me përdorimin e rrezeve funksionale të trurit që paraqesin absorbimin e gjakut dhe ushqimit në qelizat nervore është treguar se kur personi është i ekspozuar çfarëdo qoftë një gjëje që shkakton distraksionin e koncentrimit, niveli i aktivitetit në disa regjione të trurit është i zvogëluar, siç është hipotalamusi, gyrus cingulatus, korteksi senzor dhe gyrus postcentralis, përgjegjës për marrjen e ndjenjës (përjetimit) të dhembjes. Aktiviteti në disa regjione të trurit rrit tajitjen e endorfinës e cila vepron në receptorët e dhembjes si opiat. Përktheu dhe përshtati: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Dëshmia e fuqisë dhe përsosmërisë së Allahut

Fotografi rus Aleks Kljatov arriti me ndihmën e kamerës speciale për fotografim nga afër të bëjë fotografi të jashtëzakonshme të fluskave të borës. Para disa vjetëve ka shkrua për eksperimentin të cilin e ka bërë ekipi i shkencëtarëve që ka hulumtuar fluskat e borës me mikroskop: formën e tyre, strukturën etj. Zbulimi te i cili kanë ardhur fascinues: asnjë fluskë e borës nuk është e njëjtë, gjegjësisht secila e ka formën specifike dhe të veçantë. Pra, që kur është krijuar bota dhe që kur bie borë, e deri në ditët e sodit secila fluskë e borës ka dalluar nga tjetra , gjegjësisht secila ka pas formë unikale. mund të paramendoni vetëm sa fluska borë bien ne një ditë ne vendin ku jetoni , gjatë një dite dhe nate dimërore, e të mos flasim për tërë botën! Paramendoni sa fluska të vogla të borës nevojitet që të bijnë që mbulesa e borës ne disa vende të arrijë gjysmë apo më shumë metra lartësi!
Edhe pas kësaj, nuk mund ta gjejmë asnjë fluskë e cila është identike me tjetrën. A thua nuk është ky argument për ekzistencën e Allahut? A thua ky nuk është argument i urtësisë dhe fuqisë së Allahut të madhërishëm? Subhanallah! Subhanalla!
Kush i krijon këto fluska dhe kush ua krijon formën? Po, natyrisht, Allahu i Plotfuqishëm, Ai i Cili krijon çdo gjë, Ai i Cili për çdo gjë është i informuar dhe di çdo gjë. Ndoshta dikush do të thotë, se kjo është e pamundur! Andaj të shikojmë faktin që sot në botë jetojnë mbi shtat miliard njerëz, ndërsa vetëm Allahu di sa kanë jetuar para e sa do të vinë pas nesh, dhe askush nga ne nuk ka të njëjtat mollëza të gishtërinjve (vizat e gishtërinjve)! Allahu Ekber! Njëjtë është edhe me pamjen tonë të fytyrës: sa ka njerëz, e të gjithë dukemi ndryshe.
A jemi të vetëdijshëm kur qëndrojmë në namaz për t’u falur, a jemi të vetëdijshëm Kujt i drejtohemi? A jemi të vetëdijshëm që i drejtohemi Atij që posedon forcë të cilën mendja ynë nuk mund ta paramendoj fare, Atë që është më afër se vetja jonë, Atë që di çdo mendim tonë, Atë që secilin prej nesh e formësoi në mitrën e nënës nga pika e farës, derisa ishim më të vegjël se kokërza e kripës, dhe nga kjo krijoi të gjitha organet tona të brendshme dhe pjesët e jashtme të trupit që nuk shihen me syrin e njeriut, e deri te hapë sirat e kozmosit dhe trupave qiellor dhe planetët. Shohim që nga sferat më të imëta dhe më të mëdha që të gjitha janë nën kontrollin e Allahut të Madhërishëm që Ai i Lartësuari, me urtësi, harmoni dhe precizitet mahnitës i ka krijua.
Për këtë Krijuesi i Madhërishëm thotë: “Ata nuk çmuan Allahun me atë madhështinë që i takon, ndërsa, në ditën e kiametit e tërë toka është në grushtin e Tij, e qiejt të mbështjellë në të djathtën (forcën) e Tij. Ai është i pastër nga të metat dhe Ai është i lartë nga çka ata i shoqërojnë!” (Ez Zumer, 67)
Nga ky verset kuptojmë që madhështia e Zotit është shumë larg nga kuptimi njerëzor.
Vërseti përmend që të gjithë shtat universet janë të mbështjell në dorën e Allahut. E dimë që universi ynë është universi më i vogël, ndërsa arritjet shkencore kanë treguar që jonë, rruga e Qumështit, zgjatet në një qind mijë vjet dritë dhe që universi ynë përmban miliarda kësi galaktika me miliarda e triliona yje, dhe trupa tjerë të panumërt.
Numëroni yjet! Nëse do të marrim një kuntilion yje (një me tetëmbëdhjetë zero) dhe thjesht ti numërojmë nga një në sekondë, ditë e natë do të na duhej 32 miliard vjet (më tepër se vjetërsia e universit). Neve kaq na nevojitet për t’i numërua, ndërsa Allahu i ka krijuar. Kjo është madhështia e Allahut.
Mesazhi i Kur’anit fisnik është i qartë për çdo brez, kohë dhe vend dhe është prijatar i shkencës dhe civilizimit:
“Ne do t’u bëjmë atyre të mundshme që të shohin argumentet Tona në horizonte dhe në vetën e tyre derisa që t’u bëhet e qartë se ai (Kurani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?” (Fussilet, 53)

Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc Ali F. Iljazi

Sa i dobishëm ishte ky post?

Klikoni mbi një yll për ta vlerësuar!

Vleresim mesatar 0 / 5. Numri i votave: 0

Asnjë votim deri më tani! Bëhu i pari që vlerëson këtë postim.

LINQET E RRJETEVE SOCIALE