Shoqata ndihmoni te Varferit

Besimi islam

1 – Në Xhenetin e dynjasë

Perse o njerez ju nuk mendoni
ne Xhenetin e dunjase te hyni e te gezoni
ne ate Xhenet ku hyjne eulijate
ata qe jane te dashurit e Zotit me te Larte

Aty s’brenga
aty s’ka shqetesim
ka vetem kenaqesi
deri ne amshim

Aty me Allahun
secili ben tregti
shet jeten, shpirtin e vet
e si shkembim ka Xhenetin

Ku zemra gjen prehje
dhe shpirti rehati
ne afersi me Allahun e Lartesuar
i lumtur eshte ai njeri

Dashuria ndaj Allahut
e bindja ndaj Tij
zemrat i kaplojne
e u sjellin lumturi

Ashtu si cdo njeri
qe ka nevoje per Zotin e Tij
le t’i kthehmi Allahut
e ta krijojme kete afersi

Miqesia me Allahun
nuk sjell vecse dobi
ndaj le t’i kthehmi Allahut
e t’i afrohemi Atij

Le te kultivojme ne zemrat tona
dashurine ndaj Atij
qe na fali jetet tona
e do kthehemi tek Ai

Ne bindje ndaj Tij
jeten ta jetojme
qe Xhenetin e dunjase
me miresi ta shijojme

Ja Kerim
te lutemi vetem Ty
qe te na besh prej te dashurve te Tu
Xhenetin e dunjase na mundeso ta provojme
qe ne Xhenetin e botes tjeter te hyjme e te jetojme!

2 – Dëshmia e Teuhidit

La ilahe il-lAllah eshte deklarata
per shkak te kesaj deshmie
jane krijuar
qiejt dhe toka

Me te kombet jane ndertuar
te gjitha qeniet jane krijuar
shpatat e Xhihadit per t’a mbrojtur
kane luftuar

Ajo eshte manifestim i te drejtes se Allahut
mbi te gjithe roberit e Tij
ajo eshte deshmia e Teuhidit
baza e Besimit

Gjaku, pasuria dhe pasardhesit ne kete bote
jane ne mbrojtje per shkak te fjales se Teuhidit
ajo eshte nje mbrojtje nga denimi i varrit
dhe mburoje ndaj denimit te Zjarrit

Deklarata e Teuhidit eshte shpallja
pa te, askush nuk mund te hyje ne xhenet
e Teuhidi eshte litari
pa te cilin nuk eshte e mundur per te arritur Zotin e Vertete

Prej saj njerezit jane te ndare
ne te mjere dhe te lumtur
te pranuar dhe te refuzuar
tokat e Kufrit dhe tokat e Imanit
prej saj jane vecuar

Dhe kjo eshte shtylla e Islamit
qe mbart Sunnetin
kushdo qe fjalen e fundit thote “La ilahe il-lAllah “
do te fitoje Xhennetin

Sa i dobishëm ishte ky post?

Klikoni mbi një yll për ta vlerësuar!

Vleresim mesatar 0 / 5. Numri i votave: 0

Asnjë votim deri më tani! Bëhu i pari që vlerëson këtë postim.

LINQET E RRJETEVE SOCIALE