Shoqata ndihmoni te Varferit

BESIMI NË LIBRAT

Besimi në librat nënkupton besimin në të gjithë librat të cilët All-llahu ua ka shpallur pejgamberëve si mëshirë dhe udhëzim për krijesat, që nëpërmjet kësaj të arrijnë deri te lumturia në këtë botë dhe në botën tjetër. Besimi në librat i përfshin katër gjëra:

 

1.Besimi se me të vërtetë këta libra janë të zbritur nga ana e All-llahut.

2.Besimi në faktin se këta libra kanë emra siç është Kur’ani i cili i ka zbritur Muhamedit a.s, Teurati i ka zbritur Musait a.s, Zeburi i ka zbritur Davudit a.s dhe Inxhili i ka zbritur Isaut a.s, ndërsa atyre librave për të cilët nuk na ka njoftuar All-llahu i Larësuar për emrat e tyre vetëm të besojmë se janë prej All-llahut.

3.Besimi në Kur’anin se është libër i ruajtur prej All-llahut Fuqiplotë dhe se është libër i pandryshuar dhe besimi në gjërat e vërteta që ka qenë ose që është në librat tjerë, lajmërime të cilat kanë shpëtuar prej ndryshimit që u është bërë gjatë historisë nga ana e krishterëve dhe jehudive të cilët kanë shtuar apo mangësuar. Thotë All-llahu : “Mjerë për ata të cilët me duart e veta e shkruajnë librin e më pastaj thonë: “Ky është prej All-llahut!” e me këtë të arrijnë një fitim të paktë, pra mjerë për ata duart e të cilëve kanë shkruajtur dhe mjerë ata çka fitojnë”. (el Bekare 79).

4.Të vepruarit me dispozita që nuk janë deroguar dhe besimi se Kur’ani i ka deroguar të gjitha librat e mëparshëm. Thotë All-llahu:“Dhe të zbritëm ty (Muhammed) Librin e vërtetë e që është vërtetues i librave të mëparshme dhe garantues i tyre”. (el Maide 48). Pra nuk lejohet që të punohet me ndonjë dispozitë prej dispozitave të këtyre librave të mëparshme, përveç nëse ajo dispozitë është vërtetuar në Kur’an.

 

Marrur nga: “Besimi Islam” – Shejh Muhammed bin Salih El-Uthejmin

Përktheu: Enis Arifi

Sa i dobishëm ishte ky post?

Klikoni mbi një yll për ta vlerësuar!

Vleresim mesatar 0 / 5. Numri i votave: 0

Asnjë votim deri më tani! Bëhu i pari që vlerëson këtë postim.

LINQET E RRJETEVE SOCIALE - Facebook Ndihmoni Të Varferit