Udruženja pomažu siromašnima

4 – Braktisi mëkatet dhe kthehu i penduar

Kush i nxorri
nga Xheneti, prinderit tane?
Nje mekat i vetem
qe ata bene!

Kush e nxorri nga qielli
Shejtanin e mallkuar
pas gjithe atij adhurimi
qe ai ka vepruar?

Kush ia mundesoi eres
qe te triumfonte mbi popullin Ad
derisa i hodhi te vdekur
permbi toke?

Kush ia dergoi britmen
popullit te Themudit
derisa iu keputen zemrat
ne brendesi te trupit?

Kush e permbysi
popullin e Lutit,
shi guresh iu zbrit
si denim i Zotit!

Kush ia dergoi rete
popullit te Shuajbit
kur mbi koka flakeronin
shtellungat e zjarrit?

Kush e mbyti Faraonin
dhe ushtrine e tij ne det
e pastaj i coi shpirtrat e tyre
ne Xhehenem?

Kush e shfarosi Karunin
qe shfaqte mendjemadhesi
shtepine, pasurine
dhe familjen e tij?

Kush i solli keto denime
vrasje, roberi, shkaterrim, tirani
shenderrimin ne majmune dhe derra
dhe se fundmi denimin e Zjarrit?

Jane gabimet dhe mekatet
qe sjellin denim
mosbindja ndaj te Plotfuqishmit
per njeriun eshte mjerim

Demet e mekateve
jane teper te medha
jo vetem ne Ahiret
por edhe ne Dunja

Gjynahberesi nuk shpeton
pa ndonje denim
por njeriu nga injoranca
c’fare denimi e pret s’e din

Ndaj vazhdon parendur
e pamenduar mekaton
mendon se eshte ne rregull
kur pasojat s’i shikon

Por helmi i gjynaheve
njeriun e demton
derisa denimi i ashper i Allahut
vjen shpejt e nuk vonon

Por nese njeriu
te miren vetes ia don
ne kohe e kap semundjen
dhe me ilace e mjekon

I braktis mekatet
dhe kthehet i penduar
ne menyre qe denimit te Allahut
t’i jete larguar

O čini i Allahut
qe shume ke gabuar
largoju mekateve
dhe kthehu i penduar

Vertet Allahu fal
eshte I Bute dhe Meshirues
Ai gezohet shume
kur me pendim i drejtohesh

Braktisi mekatet dhe kthehu i penduar
qe denimit te Allahut t’i jesh larguar!

Koliko je korisna bila ova poruka?

Kliknite zvjezdicu da biste je ocijenili!

Prosječna ocjena 0 / 5. Broj glasova: 0

Za sada nema glasanja! Budite prvi koji će pregledati ovaj post.

VEZE SOCIJALNE MREŽE - Facebook Help the Poor