O WordPress-u
pitanje: Vërrehet tek disa punëtorë një fenomën i rrezikshëm, ai ësthë pakujdesia ndaj namazit… Si do t’i kishit këshilluar këta persona?
Buhari i Muslim: Themi: Nuk ka dyshim se namazi është boshti i Fesë, shtylla më e fortë pas dy dëshmive (Shehadetit) dhe se neglizhenca ndaj namazit është mëkat i madh dhe cilësi e hipokritëve, siç tregon Allahu për ta:
((وَلَا يَأْتُونَ الصَّلَاةَ إِلَّا وَهُمْ كُسَالَىٰ وَلَا يُنفِقُونَ إِلَّا وَهُمْ كَارِهُونَ))
Dhe namazit i janë qasur vetëm në mënyrë të ngathët, dhe nuk shpenzojnë (nga pasuria), veçse në mënyrë përbuzëse.[1]
Poashtu Allahu është kërcënuar për neglizhimin e namazit duke thënë: ((فَوَيْلٌ لِّلْمُصَلِّينَ الَّذِينَ هُمْ عَن صَلَاتِهِمْ سَاهُونَ))
Mjerë për ata, të cilët kur falen, janë të pakujdesshëm (të harrueshëm)…[2]
D.m.th e vonojnë namazin, apo nuk e falin vetëmse pasi që t’i del koha. Ndërsa besimtarët e vërtetë janë të kujdesshëm ndaj namazit, e falin në kohën e caktuar dhe janë të përkushtuar gjatë namazit, e falin ashtu siç është transmetuar, me qetësi, dashuri dhe koncetrim.
E këshillojmë çdo besimtar, punëtorë qoftë apo jo, që të mos jetë neglizhent ndaj namazit, mos ta nënvlerësojë dhe të tregohet i pakujdesshëm ndaj këtij adhurimi. Kujdes mos të cilësohemi me cilësitë e hipokritëve (munafikëve), të cilëve Allahu u është kërcënuar se do t’i dënoj me pozitat më të ulta të Zjarrit.
Shejh Abdullah ibn Xhibrin
Obožavajte Allaha i ništa Mu ne pridružujte: Allah ga iskušava raznim iskušenjima
[1] Et-Teube, 54
[2] El-Mau’n, 4-5