Çfarë të hani nëse vuani nga “Helicobacter pylori”?
“Helicobacter pylori” është lloj i bakterit që nxit të thatin në lukth dhe dëmton zorrën e hollë. Ky bakter mund të bartet përmes ushqimit të kontaminuar dhe ujit apo përmes kontaktit të afërm. Shërohet përmes antibiotikëve, por edhe me ushqim.
PERIMET NGA FAMILJA E LAKËRISHTËS
Nëse e keni këtë bakter në lukth, jeni të rrezikuar të prekeni nga kanceri në lukth dhe duhet të hani sa më shumë ushqime nga familja e lakërishtës. Perimet nga kjo familje ofrojnë mbrojtën e mukozës së lukthit dhe zorrës së hollë. Janë të pasura me vitaminat A,C,E dhe K, folate dhe minerale dhe konsiderohen si perime kundër kancerit. Kësaj familjeje i takojnë brokoli, lakra jeshile, lakra e Brukselit, lakra, rrepa, rukola.
HEKUR DHE VITAMINA B-12
Ky lloj i bakterit mund të shkaktojë edhe absorbimin e dobët të hekurit dhe të vitaminave B12 në organizëm që shkakton aneminë. Kur ky bakter të jetë shkatërruar me antibiotik edhe aftësia e organizmit që t’i thithë këto nutriente bëhet më e mirë. Nëse nuk dëshironi të përdorni këto suplemente, atëherë në ushqimin tuaj konsumoni ushqimet që përmbajnë hekur dhe vitamina B 12. Hani mish të kuq, bishtaja dhe drithëra.
KUFIZONI KONSUMIMIN E KRIPËS
Nëse pos këtij bakterit në organizëm konsumoni sasi të madhe të kripës, rreziku nga kanceri i lukthit rritet. Hulumtimet kanë treguar se kripa e forcon infeksionin e shkaktuar me këtë bakter duke e shndërruar në sëmundje kancerogjene. Pakësoni konsumimin e kripës dhe shmangni ushqimin e përpunuar në mënyrë industriale. Shmangni ushqimet e grimcuara si çipsat, shkopinjtë e njelmët dhe ngjashëm.
VITAMINA C
Vitamina C mund ta përshpejtojë vetë procesin e shërimit të mukozës së lukthit dhe të pakësojë efektet e padëshiruara nga vetë tretmani. Kur njëherë ta keni hedhur bakterin nga organizmi juaj, vitamina C pakëson ndryshimet para-kanceroze në stomakun tuaj. Vitamina C gjendet në shumicën e agrumeve, e me këtë vitaminë janë të pasura edhe dredhëzat, specat e kuq dhe shumë pemë dhe perime të tjera.