1 - Vergib mir, mein Gott
Ne deren e Teubes
trokita perseri
u ktheva e penduar
e qava ne vetmi
Kujtova mekatet
dhe zemra mu trondit
tal, para Allahut
si do dal ate dite?
Dhe ne heshtje thashe:
o Allahu im
rober si mua ke shume
e per mua, Vec Ti je Zoti im
Nuk kam ku te shkoj
nuk kam kujt t’i drejtohem
andaj vec Ty te lutem
e te pergjerohem
Shume here gabova
e u ktheva tek Ti
prape me mekate vazhdova
e t’u drejtova perseri
Sepse e dobet jam
kam nevoje per Ty
andaj te drejtohem
me lot ne sy
Te kerkoj meshire
si shume here me pare
o Allahu im
te lutem me fal
Ti je Meshirues
dhe fal pa kufi
ne Meshiren Tende
dhe mua me perfshi
Se Meshira Jote
e tejkalon Hidherimin Tend
Ty te pergjerohem
fale robin Tend
Tek Ti jam kthyer
shume e turperuar
pranoje teuben time
tashme jam penduar
o Allahu im
vec Ty te drejtohem
Ty te lutem e te pergjerohem
Ti je er-Rahman, Ti je er-Rahim
Tregohu i Meshirshem
Me Fal O Zoti Im!