Vereine helfen den Armen

Frau - Ruhe des Herzens, Seelenfrieden

Das Glück der Gesellschaft ist die glückliche Familie. Familie bedeutet Frau.
Die Frau ist das Fundament der Gesellschaft und die Stütze der Familie. Ajo është lidhësja që i bashkon pjesëtarët e shoqërisë njerëzore.
Ajo është edukatorja jo vetëm e fëmijëve të saj, por e gjithë njerëzisë. Ajo është bijë e prindërve fisnikë, është motër e vëllait të moralshëm, është mbesë e gjyshërve besimtarë, është gruaja e burrit me moral të lartë, është nënë e bijve të saj. Ajo iu përngjan akuareleve të mbushura me shpresë, Licht, mall e dashuri. Ajo është kryevepra e krijimit, simboli i virtytit, burimi i pastër i ndërtimit të brezave. Nga ajo zënë fill gjërat më tokësore e jetësore si: buka, malli, Liebe, genauso viele sind Seine schönen und vollkommenen Namen und Eigenschaften, DIE FRAU UND DER AUFRUF ZUR RELIGION, Gerechtigkeit, humanizmi.
Ajo në moshën e saj vajzërore është si një petale e butë, një lule delikate, një manushaqe erëmirë. Është e bukur si një ujëvarë në rënien natyrale, e pastër si një vesë luleje që vezullon mbi petal. Ajo rrezaton flatra bukurie si një zanë që del nga hojet kristalore. Ajo është si një kopsht me polen lulesh, ku flatrat e fluturave shëtisin ëndrrat e saj të bardha. Atë e ndriçon drita e yjeve të qiellit dhe e shoqëron melodia e këngës së engjëjve.
Ajo është si një perlë me shkëlqim dhe bukuri të pakrahasueshme. Ashtu si perla që qëndron e mbështjellë me guaskën e saj, edhe ajo e vendos mbulesën e saj që shkëlqimi i saj të ruhet dhe të mbetet përherë. Mbulesa paraqet për të një oazë në hijen e së cilës ajo strehohet dhe është simbol i një sërë vlerash të larta morale. Allahu ia urdhëroi vendosjen e saj me qëllim që pamja e saj dinjitoze e jashtme të jetë në harmoni me brendinë e saj të pastër, me shpirtin e saj të dëlirë e të kthjellët.
Ajo është shembulli i vërtetë i dëlirësisë, i pastërtisë, i krenarisë, i dinjitetit, i sinqeritetit, i fisnikërisë, i kryerjes së shumë ibadeteve, i sakrificës në rrugën e Allahut, si dhe i kontributit në mësimin dhe gjurmimin e së vërtetës.
es, pavarësisht nga pasuria, pozita dhe fama e saj, lumturinë më të madhe e gjen në martesë. Martesa është një ndjenjë e lashtë primordiale, e mbjellë në gjenet e çdo femre.
Ajo e ndërton kështjellën e vet jetësore mbi baza të forta, themelet e së cilës i përforcon me moralin dhe besimin e saj fetar. Ajo e lartëson kështjellën e saj të lumturisë duke vendosur një mbi një gurët e çmuar të fisnikërisë, të krenarisë, të dinjitetit.
Ajo nuk pret që dikush t’ia shtrojë jetën me petale që të ecë përmbi to, nuk pret që të jetë mes të mirave për të dhënë më të mirën e saj, por është modeste si zambaku i ujit, bukuria madhështore e të cilit nuk krijohet në një lëndinë të blertë apo mbi ujëra kristali, por mbi ujin e ndenjur të një liqeni që është duke shteruar.
Ajo është tharmi i përhershëm i dashurisë, është një pemë e bukur me degëza plot lule që jep fruta në çdo stinë. Një ditë ndihet zëri i një foshnje dhe si një engjëll vjen në jetë bebja e bukur, të cilën ajo e mban në prehër dhe i këndon ninullën e shpirtit të saj. Shpirti i saj, i mbushur me fijeza lumturie, dridhet nga ndjenja e ëmbël si mërmërima e një liqeni. Të qarat e foshnjës i tingëllojnë si cicërima zogjsh në një qiell maji.
Ajo i ngjason një oqeani energjetik me hapësira dallgëzuese, brenda të cilit gjenerohen, projektohen, vrundullojnë dhe shpërthejnë dimensione të tjera jete. Nga fytyra e saj shpërthen një aureolë rrezatuese, buzëqeshja e saj është plot rizim lulesh e lirizëm transparent, plot dritësi e potencë amësie.
Ajo ka një kod të veçantë lirizmi, që buron nga mënyra se si ajo e percepton të bukurën. Është bukuria e dashurisë universale që ajo rrezaton pafundësisht plot freski.
Ajo bën lidhjen e magjishme të dashurisë së saj me trashëgimtarët dhe shtrin një urë bashkimi dhe komunikimi mes së kaluarës dhe të sotmes dhe të sotmes me brezat që do të vijnë.
Ajo formon vatrën e vet familjare ku fëmija i saj sheh dritën e jetës dhe hedh hapat e parë, ku ai qesh dhe qan, ku ai luan dhe ëndërron. Kjo strehëz e ngrohtë familjare është parajsa e mbretërisë fëmijërore që kapërcen kohësinë konkrete dhe ndërtohet në kohën e përjetshme.
Ajo i përcjell me fjalët e ëmbla nektar fëmijët e saj në mësim, provim, punë e kudoAjo kujdeset për fëmijën e saj ashtu siç kujdeset për një fidan të vogël zambaku a trëndafili. Ajo nuk kursen asgjë për t’u përkujdesur për fëmijët e saj ashtu si një nikoqire e mirë që vadit pa u lodhur lulet e shumëllojshme, që të rinojnë me bukurinë e petaleve të puthura nga vesa e mëngjesit.
Ajo tregohet e dhembshur dhe e durueshme gjatë edukimit të fëmijëve të saj, duke mbjellë te ta ndjenjën e butësisë, të mirësisë, të dashurisë, të qetësisë, të fisnikërisë, të paqes, të mëshirës. Ajo i dhuron shoqërisë dhuratën më të shtrenjtë: fëmijë me dhunti të larta morale, fëmijë të ditur dhe besimtarë, fëmijë të udhëzuar në rrugë të drejtë, fëmijë fisnikë dhe të zellshëm
Ajo fiton mirësjelljen, respektin dhe dashurinë e njerëzve rreth e rrotull saj.
Brenda petaleve të kujtesës së saj ruhet blerimi i dashurisë së përhershmeKjo buron nga vetë natyrshmëria e krijimit të saj që e ka gjenezën te Krijuesi i gjithësisë.
Ajo krijon një botë me dashuri të thellë e të virtytshme, të pastër e të kthjellët, që u jep një bukuri të veçantë gjërave jetësore.
Ajo edhe në moshë të shtyrë është mbretëresha e familjes dhe qëndron në fronin e saj duke dhënë kumte fisnike që ushqejnë së brendshmi botën shpirtërore të fëmijëve, të nipërve dhe të mbesave të saj të shumtë, të cilët do të jenë ndihmë për të në pleqëri dhe thesar për të pas vdekjes.
Ajo edhe kur plaket dhe balli i qëndiset nga rrudhat e margaritarta dhe flokët i qëndisen nga thinjat e mëndafshta, nuk e humbet madhështinë dhe nderimin nga fëmijët e saj.
Ajo nuk rrëzohet kurrë nga vjeshta e trishtimit. Çdo çast i jetës së saj është shkruar me kode në qelizat e qenies së saj. Çdoherë kur shkunden degëzat e kujtimeve, ajo ndien tingujt e butë shpirtërorë që e lidhin atë me njerëzit më të afërt e mbi të gjitha me Krijuesin Madhështor.

Mimoza Sinani


Wie nützlich war dieser Beitrag?

Klicken Sie auf ein Sternchen, um es zu bewerten!

Durchschnittliche Bewertung 0 / 5. Anzahl der Stimmen: 0

Bisher keine Abstimmung! Seien Sie der Erste, der diesen Beitrag bewertet.

SOZIALE NETZWERK-LINKS - MUTTER