Shoqata ndihmoni te Varferit

DHËNIA E DORËS GJINISË SË KUNDËRT

Pyetja: Unë me lejen e Allahut jam duke u shpërngulur në shtetet perëndimore për studime…

Natyrisht se atje do të kem takime me gjininë e kundërt, femra të reja dhe të vjetra, edhe natyrisht që do të kujdesem mos u’a jap dorën sipas mundësisë, mirëpo nëse ndodh që ndonjëra prej tyre t’a zgjat dorën që të përshëndetet me mua, çfarë duhet të bëj në këtë rast, t’a zgjat edhe unë dorën apo jo?

Nëse unë nuk ia jap dorën në këtë rast, ndoshta mund të krijohet mendimi se Islami e diskriminon femrën, mirëpo njëkohsisht nëse i’a jap dorën, atëherë do të bëj një mëkat, cili është mendimi juaj?

Përgjigja: Shtrëngimi i dorës së femrës së huaj është prej çështjeve për të cilat dijetarët nuk kanë polemikë dhe thonë se prekja dhe dhënia e dorës femrës së re dhe të bukur, pa pengesë, është haram. Nuk ka kundërshtuar në këtë çështje asnjëri prej dijetarëve të katër medh’hebeve, apo dijetarë të tjerë.

Thoë Ez-Zejlei’ el-Hanefij (Allahu e mëshiroftë): “Nuk i lejohet atij (mashkullit) që t’a prek fytyrën dhe as duart e saja, edhenëse e bën këtë pa epsh, përshkak se kjo është haram dhe se nuk është rast domosdoshmërie…”[1]

Poashtu kjo është edhe në tre medh’hebet tjera, siç është për shembull në Medh’hebin Malikij: “Nuk lejohet shtrëngimi i dorës së femrës (domethënë  femrës së huaj), mirëpo shtrëngimi i duarve është i pëlqyëshëm mes dy femrave, jo mes një mashkulli dhe një femre të huaj”.[2]

Si argument për këtë është hadithi i A’ishes (radijAllahu anha), bashkëshortes së Pejgamberit, e cila thotë në hadithin e besatimit të grave dhe shpërnguljes së tyre tek muslimanët: “…jo pasha Allahun, nuk ka prekur dora e Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dorë të një gruaje[3] asnjëherë, përpos se ua ka marrur besën me fjalë, nuk ua ka marrur besën Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) grave përpos siç e kishte urdhëruar Allahu, u thoshtë atyrë kur ua merrte besën: “Ju kam besatuar”, me fjalë.”[4]

Në këtë rast kur i Dërguari i Allahut nuk ua shtrëngon dorën femrave, edhepse ai është i mbrojtur prej mëkateve të mëdha, është mësim dhe udhëzim për pasuesit e tij që t’a pasojnë rrugën e drejtë. Nëse Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), i cili është i pastër, i mirë, i ndërshëm, në pastërtine dhe në mirësinë  e zemrës të së cilit nuk dyshon askush, nuk ua jep dorën femrave dhe mjaftohet vetëm me fjalë gjatë besatimit të tyre, edhepse ky besatim ka pozitë të lartë, atëherë si ka mundësi që dikujt tjetër prej meshkujve t’i lejohet kjo vepër, duke e ditur se epshi mbi ata sundon, nuk kanë mundësi të jenë të sigurt se nuk do të bien në sprovë dhe Shejtani qarkullon nëpër trupin e tyre ashtu siç qarkullon gjaku.[5]

Poashtu hadithi i ebu Hurejres (radijAllahu anhu) mes së cilit thuhet: “… dhe zinaja[6] e dorës është prekja…[7] Thotë Neveviu (Allahu e mëshiroftë): “I është shkruar birit të Ademit zinaja, ka prej tyre që zinaja e tyre është reale, duke e futur organin në organ, ka prej tyre që zinaja e tyre është metaforike, duke shikuar haram, apo duke ndëgjuar… ndërsa sa i përket prekjes me dorë, zinaja e saj është që të prek femër të huaj me dorën e tij.”

Ndodh që muslimani të ballafaqohet me situata të ndryshme të cilat bien në kundështim me fenë e tij, gjëra të cilat janë të zakonshme në shoqëritë atje, mirëpo ai duhet t’ju përmbahet dispozitave fetare dhe Sunnetit të Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), me  një nivel të lartë të urtësisë gjatë marrdhënieve në situata të tilla.

Ndonëse ndodh që disa prej muslimanëve që jetojnë nëpër ato vende të ndjejnë shqetësim të madh në rast kur një femër e huaj ia zgjat dorën që t’a përshëndet dhe e njëjta ndodh  nëse një mashkull i huaj ia zgjat dorën një muslimanes.

Poashtu disa pretendojnë se shtrëngimi i dorës me kolegen, profesoreshën në Universitet, apo kolegen në punë apo nëpër mbledhime të ndryshme është prej gjërave të domosdoshme. Mirëpo realiteti është se kjo gjë nuk është e domosdoshme dhe dobia e cila arrihet me këtë vepër është dobi të cilën e ka anuluar Ligjdhënësi, atëherë kur e ka bërë këtë vepër të ndaluar. Ndërsa nevoja dhe domosdoshmëria merren parasysh në raste të sëmundjes, shpëtimit etj. Andaj muslimani duhet që të ngadhnjej ndaj vetes dhe ndaj Shejtanit dhe të jetë i fortë në fe, sepse Allahu nuk turpërohet prej së vërtetës.

Ka mundësi që muslimani të arsyetohet me shkathtësi dhe t’a sqaron shkakun se pse nuk përshëndetet me shtrëngim dore me femrat e huaja dhe se me këtë ai nuk ka për qëllim diskriminimin e femrës, mirëpo këtë e bën që t’i praktikoj dispozitat e fesë së tij. Me këtë sjellje do të fitojë respektin e të tjerëve ndaj tij, edhe nëqoftëse kjo vepër do të shkaktoj një lloj çudie në fillim…

Disa e kanë bërë zakon që kur dikush nga gjinia e kundërt dëshiron që t’a shtrëngon dorën me të, t’a vendos dorën e tij në gjoks, si shenjë respekti dhe si shenjë e pamundësisë që t’i përgjigjet përshëndetjes me të njëjtën mënyrë, mirëpo duke u arsyetuar me shkathtësi, duke e treguar shkakun për një gjë të tillë dhe se kjo vepër është e ndaluar në fe, domethënë se prekja e femrës e cila nuk është bashkëshorte apo e afërt, përpos në raste dosmdoshmërie dhe nevoje, nuk lejohet, edhe kjo është si mbrojtje dhe respekt ndaj femrës.

Ndërsa dhënia e dorës një gruaje të vjetër, plakës e cila nuk është e dëshiruar dhe as nuk pritet që të martohet, dijetarët rreth saj janë ndarë në disa mendime:

1-      Nuk lejohet shtrëngimi i dorës me të assesi, ky është mendimi i Malikijve dhe një prej mendimeve të Hanbelijve.

2-      Lejohet, mirëpo me kusht që të ketë pengesë[8] mes duarve dhe të jenë të sigurtë  se nuk do të sprovohen me epsh, ky është një prej mendimeve të Shafi’ijve.

3-      Lejohet, pa pengesë mes duarve, mirëpo të dy palët të jenë të sigurtë se nuk do të bien në sprovë epshi, ky është medh’hebi i Hanefijve dhe një prej mendimeve të medh’hebit Hanbelij.

Këto mendime e kanë forcën e tyre, mirëpo mendimi më i saktë është se nuk lejohet shtrëngimi i dores së gruas në moshë pa pengesë mes duarve, ndërsa me pengesë çështja është më e lehtë.

Fikhguide.com

Përktheu: Ali Ashani

 


[1] Tebjiin el-Hakaik (6/18).

[2] Hashijetu es-Savi ala esh-Sherh es-Sagir (11/279).

[3] Të huaj. Sh.P.

[4] Muslimi (1866).

[5] Shiko Revai’u el-Bejan të Sabunit.

[6] Amoraliteti. Sh.P.

[7] Muslimi.

[8] Siç janë dorezat. Sh.P.

Sa i dobishëm ishte ky post?

Klikoni mbi një yll për ta vlerësuar!

Vleresim mesatar 0 / 5. Numri i votave: 0

Asnjë votim deri më tani! Bëhu i pari që vlerëson këtë postim.

LINQET E RRJETEVE SOCIALE - Facebook Ndihmoni Të Varferit