el significado de la palabra islam
Fjala Islam domethënë “Nënshtrim” ose “Dorëzim” Vullnetit të Zotit. Fjala Islam rrjedh nga rrënja e fjalës “selam”, që domethënë paqe.
En el Corán, Zoti përcakton se qëllimi i vetëm përse Ai krijoi njerëzinë është që ta adhurojmë Atë. Islami pranon se njerëzimi ka zgjedhje të lirë nëse do t’i binden apo jo Zotit, por në fund të fundit ne do të jemi përgjegjës para Zotit në botën tjetër për zgjedhjet që kemi bërë në këtë jetë.
Allahu dërgoi Pejgamber për të mësuar njerëzinë si ta adhurojnë Atë. Islami pranon marrëdhënien e ngushtë ndërmjet trupit dhe shpirtit. Ndërsa trupi ka origjinën nga toka dhe ka një periudhë të caktuar të jetës në këtë tokë, shpirti ka origjinën nga Zoti dhe nuk vdes. Islami inkurajon individin që të përqëndrohet në mbajtjen e shpirtit të shëndetshëm, përmes kujtimit, bindjes dhe adhurimit të Zotit. Duhet të ketë një ekulibër të saktë në forcimin e shpirtit dhe jo abuzimin me kënaqësitë e trupit. Islami është mënyra e natyrshme e jetës që inkurajon individin për të dhënë vëmendjen e duhur në marrëdhëniet e tyre me Zotin dhe krijimin e Tij. Islami mëson se ajo arrihet duke bërë vepra të mira dhe duke kërkuar kënaqësinë e Zotit që shpirtërat të gjejnë lumturinë dhe paqen e vërtetë. Pikërisht në këtë kontekst rrjedh fjala “selam”, apo paqe.