6 – Dashuria ndaj Allahut dhe të dashurit e tij
Lum per roberit e dashur te Allahut
qe bejne jete te mire
duke hyre ne Xhenetin e kesaj bote
i cili Xhenetin e botes tjeter paraprin
Ai eshte Xheneti i dijes dhe dashurise
afrimiteti me Allahun, malli per Te
te gezuarit me Kenaqesine e Tij
dhe cdo gje tjeter vetem per Te
Roberit e dashur te Allahut
kane dashuri te madhe ndaj Atij
qe i krijoi, i persosi dhe i nderoi
dhe ne rruge te drejte i udhezoi
Zemrat e te cileve
jane te mbushura me drite
ato nuk copezohen
por vetem Allahut i drejtohen
Permendja e te dashurit me te larte
dashuria, malli dhe gjetja e prehjes afer Tij
behen sunduesit e ketyre zemrave
dhe cdo gje sillet rreth ketij boshti
Te gjitha motivet
mblidhen bashke e behen nje
per hir te fitimit te Kenaqesise
se Allahut gjithnje
Nese qetesohen
qetesohen per Allahun
nese flasin, degjojne apo shikojne
vetem per hir te Tij
dhe kjo eshte gjendja e te dashurve te Tij
Dashuria ndaj Allahut
eshte me e lavderuara
qe njeriut i sjell dobi
dhe i fal atij lumturi
Pasi perulja ndaj Allahut
te zenurit e kohes me permendjen e Tij
te gezuarit me dashurine e Tij
kjo pa dyshim i sjell zemres kenaqesi
Dhe pikerisht kjo kenaqesi
eshte jeta e shpirtit
dhe burimi i lumturise
per roberit qe e duan Ate, te Lartesuarin
si dhurate nga Zoti i Gjithesise!