7 – Mejorarte a ti mismo
Ti vazhdon duke gabuar
e synon se shpejti te pendohesh
veprat e tua regjistrohen
por ti pas dunjase harrohesh
Ne librin tend te jetes
gabimet vazhdojne duke u shenuar
ndersa goma e pendeses
nuk eshte duke funksionuar
Mendon se ke kohe per tu penduar
sepse e keqja te eshte zbukuruar
shejtani ty te mashtron
nga Allahu te largon
Ti je i dobet o njeri
veten pse e drejton ne te keq
gjithe mekatet e tua ne vetmi
ne dem te vetes do i kesh
Shejtanin e konsideron armik
e di se ne te keqija te urdheron
atehere pse e pason
kur te cyt, pse e degjon
Thua se dunjaja te ka hutuar
dhe e ndjen veten te dobesuar
epshet te kane rrethuar
e ske force per ti kundershtuar
Gabohesh o njeri
Allahu te ka dhene liri veprimi
je ti ai qe vendos
veten per ku ta destinosh
Nese ti e do shpetimin
atehere asgje nuk te pengon
ktheju Allahut me pendim
permireso veten tende si fillim
Merre rrugen e shpetimit
duke i braktisur ato gabime
nxito drejt portes se pendimit
lutu per meshire dhe falje
Permiresoje veten tende
dhe nga Allahu shpreso
se Ai, ata qe pendohen
dhe permiresohen i do,
ua fal mekatet dhe i meshiron
sepse Ai eshte Er-Rahman
qe mbi Arsh qendron!