ORACIONES DE LOS PROFETAS (KIJAMETIT) Cómo resistirse a este postre cremoso (PJESA E PARË)
Dita e Fundit është dita e Kijametit në të cilën njerëzit ringjallen për të dhënë llogari dhe për t’u shpërblyer ose për t’u dënuar. Quhet “Dita e Fundit”, përshkak se nuk ka ditë tjera pas asaj, pasiqë banorët e xhenetit vendosen në xhenet dhe banorët e xhehenemit vendosen në xhehenem.
Besimi në ditën e Fundit nënkupton katër gjëra:
- ·Besimin në ringjalljen, e që don të thotë ringjalljen e të vdekurve kur i fryhet Surit për së dyti herë dhe çohen njerëzit për te Zoti i botërave, njerëzit të cilët do të jenë lakuriq, këmbëzbathur të pambuluar dhe të pabërë sunet, thotë All-llahu : “Siç e filluam krijimin ashtu edhe do ta përsërisim, ky është premtimi Ynë, e Ne e bëjmë këtë”. (el Enbija 104). Ringjallja është e vërtetë për të cilën ka shumë argumente prej Kur’anit dhe Sunetit. Thotë All-llahu: “E më pastaj ju do të vdisni dhe më pastaj në ditën e Kijametit do të ringjalleni”. (el Mu’minunë 15-16). Thotë Pejgamberi a.s: “Ringjallen njerëzit ditën e Kijametit këmbëzbathur, lakuriq dhe të pabërë sunet”. (Muttefekun alejhi). Ringjallja është prej urtësisë së All-llahut pasiqë në këtë ditë njerëzit shpërblehen për veprat e tyre që i kanë bërë, vepra për të cilat All-llahu ka dërguar pejgamberë që t’ua sqarojnë njerëzimit obligimet që i kanë robërit ndaj All-llahut. Thotë All-llahu: “A menduat se Ne ju krijuam juve për kotë dhe se nuk do të ktheheni tek Ne?” (el Mu’minunë 115) dhe thotë poashtu: ” S’ka dyshim se Ai që ta bëri obligim obligim Kur’anin, Ai do të kthejë ty aty kah erdhe”. (el Kasas 85)
- ·Besimin në dhënien e llogarisë për veprat. Kjo don të thotë se robi në ditën e Kijametit jep llogari për veprat e tij dhe shpërblehet për ata vepra. Thotë All-llahu: “Vetëm te Ne kthimin e kanë dhe vetëm te Ne është llogaria e tyre”. (el Gashije 25-26) dhe thotë All-llahu: “Kush vjen me një vepër të mirë ai shpërblehet dhjetëfish, e kush vjen me një vepër të keqe, ai ndëshkohet veç për atë dhe atyre nuk u bëhet padrejtësi”. (el En’aamë 160) dhe thotë: “Në ditën e Gjykimit Ne do të vendosim peshoja të drejta, e askujt nuk i bëhet e padrejtë asgjë edhe nëse vepra është sa një kokër meli Ne do ta sjellim atë. E mjafton që Ne jemi llogaritës”. (el Enbija 47). Gjithashtu transmetohet në hadith të vërtetë se Pejgamberi a.s ka thënë: “Kush don që të bëj një të mirë dhe arin që ta bëj, All-llahu atij ia shkruan prej dhjetë deri në shtatëqind vepra të mira, bile edhe më të shumfishtë, ndërsa kush don që ta bëj një vepër të keqe dhe e bën, All-llahu atij ia shkruan vetëm një vepër të keqe”. (Transmeton Buhariu). Gjithashtu ka edhe koncenzus në mesin e muslimanëve për sa i përket besimit në dhënien e llogarisë dhe në shpërblimin e veprave. “Ne do t’i marim në pyetje ata të cilëve u dërguam (profeta) dhe do t’i marim në pyetje edhe të dërguarit. Dhe Ne do t’u rrëfejmë atyre (për atë që punuan), se Ne nuk ishim që mungonim”. (el A’raafë 6-7).
- ·Besimin në xhenetin dhe xhehenemin dhe se këta të dy janë vendbanim i përhershëm i krijesave, pra xheneti është vendbanim i përhershëm i besimtarëve të devotshëm të cilët kanë besuar në All-llahun dhe i kanë çuar në vend veprat dhe obligimet që All-llahu ua ka obliguar atyre, me sinqeritet dhe në përputhshmëri me Sunetin e Pejgamberit. All-llahu ka përgatitur për besimtarët “Atë çka syri nuk e ka parë, as veshi që se ka ndëgjuar dhe as që zemra e njeriut nuk e ka paramenduar”. (Transmeton Buhariu). Thotë All-llahu: “Ata të cilët kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira ata janë krijesat më të mira. Shpërblimi i tyre tek Zoti janë xhenetet e Adnit nën të cilët rjedhin lumenj dhe në ta do të jenë përgjithmonë. All-llahu është i kënaqur me ta edhe ata janë të kënaqur me All-llahun. Kjo është për atë që i ka patur frikë Zotit të vet”. (el Bejjine 7-8).
Ndërsa xhehenemi është vend i dënimit që All-llahu e ka përgatitur për jobesimtarët dhe të padrejtit të cilët kanë bërë kufër në All-llahun dhe e kanë kundërshtuar rrugën e pejgamberëve.
Në xhehenem ka dënime të ndryshme të cilët as nuk mund të paramendohen. Thotë All-llahu: “Keni frikë zjarrin i cili është përgatitur për jobesimtarët”. (Ali Imran 131). Dhe poashtu ka thënë: “Dhe thuaj:”E vërteta është prej Zotit tuaj, pra kush don le të besojë dhe kush don le të mos besojë”. Ne kemi përgatitur për jobesimtarët zjarr që muret e tij (të flakës) i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, ndihmohen me një ujë si katran që ua djeg fytyrat. E shëmtuar është ajo pije dhe vend i keq është ai”. (el Kehf 29). Dhe poashtu ka thënë: “All-llahu i ka mallkuar jobesimtarët dhe për ta ka përgatitur zjarr të ndezur fort. Aty do të jenë përgjithmonë dhe nuk do të gjejnë mbrojtës e as ndihmues. Atë ditë fytyrat e tyre do të përmbysen në zjarr dhe do të thonë: “Të mjerët ne, sikur t’i ishim bindur All-llahut dhe sikur t’i ishim bindur Pejgamberit” dhe thonë: “O Zoti ynë ne iu bindëm udhëheqësve tanë dhe të mëdhejve tanë dhe ata na devijuan prej rrugës së drejtë”. (el Ahzabë 64-67).
Marrur nga: Quien sale del Ramadán y sus pecados no son perdonadosBesimi Islam” – Shejh Muhammed bin Salih El-Uthejmin
Dhikr en voz alta después de la oración: Enis Arifi