Las maravillas del aceite de oliva
Prof. dr. Hasan Shemsi Pasha
Allahu i Lartmadhëruar nuk e ka bekuar vetëm vajin e ullirit, por pemën në tërësi – ajo është pemë e bekuar… Gjithashtu edhe Pejgamberi s.a.v.s. a excepción del ayuno: “Mbështetuni në vajin e tij dhe lyhuni me të, sepse ajo është pemë e bekuar”.
U shfaqën dy gjëra të këndshme, të cilat vërtetuan dy mrekulli të tjera të Pejgamberit s.a.v.s.: “Hani ullinj dhe lyhuni me yndyrën e tij, sepse është një pemë e bekuar”. Pejgamberi s.a.v.s. e ftoi njerëzimin që ta përdorë sa më shumë ullirin.
Si të përdoret ai dhe si të kërkohet përdorimi i tij, kur kemi të bëjmë me një yndyrë të pastë dhe kur, në kohën tonë bashkëkohore, yndyra po luftohet nga mjekët dhe kur ajo nuk preferohet aspak gjatë gatimit?!
Deri në vitin 1985 nuk ekzistonte asnjë këshillë e mjekëve evropianë, e as e atyre amerikanë, për referimin e përdorimit të vajit të ullirit. Bile të gjitha hulumtimet e mëhershme këshillonin të iknim sa më larg nga kjo yndyrë, sepse ‘e ngre’ kolesterolin dhe ‘shkakton’ sëmundje në arteriet e zemrës. Mendohej se ai e ngrinte dukshëm kolesterolin dhe yndyrën në gjak!
Ky udhëzues vazhdoi kështu derisa dr. Gerondi, në një studim të tijin në vitin 1985, argumentoi se vaji i ullirit jo vetëm që nuk e ngre kolesterolin, por ai e ul atë. Bilis, hulumtimet rreth këtij vaji shkuan edhe më larg, kur u zbuluan edhe dukuri të tjera të dobishme të këtij vaji. Este, çdo ditë e më shumë po zbulohen sekretet e këtij vaji, i cili vjen nga pema e bekuar.
E si të mos jetë pemë e bekuar, kur për të dhe për tokën e saj është betuar Allahu i Lartmadhëruar?! Ne nuk do të sjellim debatet e komentuesve të Kuranit. Ne na mjafton thënia e Allahut të Lartmadhëruar, i Cili thotë: “Pasha fikun dhe ullirin, pasha malin e Sinait dhe pasha këtë qytet të sigurt(Mekka). De Verdad, Ne e krijuam njeriun në trajtën më të përkryer.” (Corán, et Tin: 1-4)
Si të mos jetë e bekuar kjo pemë kur Allahu i Lartëmadhëruar e ngjasoi atë me dritën e Tij, pra, me dritën që nxjerr vaji i saj? Ai në Kuran thotë: “ Allahu është Drita e qiejve dhe e Tokës. Drita e Tij shëmbëllen me atë të një kamareje, në të cilën ndodhet një llambë. Llamba është një xham (kristali), kurse xhami është thuajse një yll i shndritshëm. Ajo (llamba) ndizet nga druri i bekuar i ullirit, as lindor e as perëndimor, ndërsa vaji i saj shkëlqen edhe pa e prekur zjarri. Dritë sipër dritës. Allahu udhëzon drejt dritës së Tij kë të dojë dhe paraqet shembujt për njerëzit. Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.” (Corán, en Nur: 35)
Gjithashtu edhe Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë “Mbështetuni në vajin e tij dhe lyhuni me të, sepse ajo është pemë e bekuar”.
Pemë e bekuar dhe vaj i bekuar, mirëpo shumica e njerëzimit ishin injorantë. Vaji i ullirit ishte një dhuratë qiellore për njerëzimin. Gjeneratat e mëhershme i njihnin mirë dobitë e tij dhe, së fundmi, e njohu edhe mjekësia bashkëkohore. Kjo e dhënë na erdhi nga publikimi i një teksti në revistën “Dermatol Clin”, që është një prej revistave më prestigjioze shkencore, që fliste rreth sëmundjeve të lëkurës, në numrin e muajit prill të vitit 2009 me titull: “Protector Oil As A Fundamental Nutritional Component And Skin Virgin Olive” – “Vaji mbrojtës i ullirit si element bazik i ushqimit dhe i lëkurës.” A nuk ishte thënë ky kuptim që prej 1400 vjetësh nga Pejgamberi s.a.v.s.?
“Hani vajin e ullirit!”
Fare vonë mësuam se vaji i ullirit është mbrojtës i sëmundjeve të kohës: i koagulimit të gjakut, vonon sklerozën e arterieve, si dhe u vërtetua e kundërta e përrallave që tregonin se vaji ullirit e ngre kolesterolin në gjak. Shkenca bashkëkohore ka vërtetuar të kundërtën, se vaji i ullirit është armiku kryesor i kolesterolit. Bile ai e lufton atë në çdo vend ku ai gjendet në trupin e njeriut.
Revista “Nurition Metabolism and Cardiovascular” publikoi në muajin maj të vitit 2010 rezymenë e raportit që doli nga konferenca e dytë ndërkombëtare, e mbajtur në qytetin e Kordobës (Spanjë), rreth vajit të ullirit në të cilën morën pjesë pesëdhjetë profesorët më të njohur botërorë, rreth sëmundjes së zemrës dhe të kancerit.
Këta studiues konkluduan se vaji i ullirit duhet të jetë pjesë e ushqimit tonë në mënyrë permanente. Ai ndihmon që trupi të jetë më vital dhe më i shëndetshëm, ai parandalon sëmundjet që shkaktohen nëpër arterie, gjallëron dhe ndihmon zemrën aty ku ajo ka nevojë. Ai parandalon, además, sëmundjet e sheqerit, të kancerit etj.
Kemi pasur edhe një publikim tjetër të gjerë në revistën “Internacional Journal of Molecular Sciences”, në shkurt të vitit 2010. Hulumtimi shkencor i viteve të fundit ishte përqendruar në sistematizimin e fenolëve që gjenden në vajin e ullirit. Ai luan një rol fiziologjik të madh në yndyrën e gjakut dhe është shkatërrues i toksikeve dhe mikrobeve që infektojnë trupin. Ulliri luan edhe rolin e pastrimit të gjakut, është antibiotik i cili mbyt mikrobet dhe njëkohësisht ruan shëndetin e eshtrave.
pra, ky ushqyes i pasur ka cilësi që të përmirësojë çdo pengesë që i shfaqet arterieve të zemrës, të atyre që shkaktojnë ngritjen e yndyrës dhe tensionin e gjakut, ndërsa në anën tjetër ai vogëlon formësimin e astarit të arterieve, si dhe shkatërron toksiket dhe dendësinë (koagulimin) e gjakut.
Vaji i ullirit mbrojtës i sëmundjeve të zemrës
Thënë të vërtetën, dy amerikanë i janë gëzuar faktit të banorëve të Detit Mesdhe për ushqimin e tyre, kur këta mësuan se sëmundjet e arterieve të zemrës shfaqen më së paku në Itali, Spanjë dhe te banorët përreth detit Mesdhe, krahasuar me banorët dhe shtetet që janë në veri të Evropës dhe shteteve të Amerikës. Atyre ju ka rënë në sy se, në këto vende, sëmundja e zemrës dhe e disa llojeve të kancerit është e rrallë si rezultat i përdorimit të vajit të ullirit në çdo gjellë. Kjo zonë e përdor vajin e ullirit nga 25-50 gram në çdo ditë.
Revista “Journal Cardiovasc Pharmcol” publikoi në muajin dhjetor 2009 një artikull i cili fliste për përdorimin e vajit të ullirit në vendet e Mesdheut dhe për dobitë e tij në disa pjesë të trupit, në veçanti në zemër. Ky artikull tregon se sa rrallë shfaqet sëmundja e arterieve të zemrës në Evropën jugore, gjegjësisht në zonat e Mesdheut edhe pse kemi shenja të ngritjes së kësaj sëmundje në mbarë botën. Këtë e ka vërtetuar edhe artikulli i publikuar në revistën “Maturitas” në janar 2011, ku thuhet se kemi të bëjmë me veprime të kundërta për të gjithë ata që e përdorin vajin e ullirit. Ky vaj e lufton koagulimin e gjakut në përgjithësi dhe të zemrës në veçanti.
Gjithashtu kemi edhe studimin e bërë nga “Epicuor Study”, në të cilin janë marrë në trajtim 29689 gra. Te të gjitha ato gra që kishin përdorur vajin e ullirit dhe gjethet e tij, koagulimi i gjakut kishte zbritur deri në 44%. Ky studim ka vërtetuar se vaji i ullirit nuk e zvogëlon kolesterolin deri në largimin e tij, por e ngre atë deri në nivelin e duhur.
Vaji i ullirit dhe sëmundja e Alz’hejmerit
No solo eso, por, studimi thotë se vaji i ullirit është mbrojtësi më i mirë i shlyerjes së memories dhe sëmundjes së Alz’hejmerit. Këtë studim na e ka paraqitur revista “Nutrition Metabolism and Cardiovascular Disease” më 2010, ku thuhet se vaji i ullirit është i pasur me hidrokside terozole që veprojnë në tru. a él, që për shkak të moshës përballet me degradimin e natyrshëm të sëmundjes së Alz’hejmerit, përdorimi i këtij vaji ia pengon përparimin e kësaj sëmundje.
Vaji i ullirit dhe kanceri
Revista “Nutr Cancer” e vitit 2009 ka publikuar një artikull në të cilën vërteton bindshëm se ata të cilët ishin prekur nga sëmundja e kancerit në stomak dhe në gji tek gratë dhe që kanë përdorur vajin e ullirit kanë pasur përmirësime të dukshme. Këtë studim e ka publikuar edhe “Nutrition Metabolism and Cardiovascular Disease”, MÁS 2010, ku thuhet se vaji i ullirit ndikon dukshëm edhe tek ata që janë të prekur nga kanceri. Këta këshillojnë që ky vaj të përdoret që nga mosha e hershme e njeriut.
Vaji i ullirit në moshën e thyer
Studimet e vonshme kanë treguar se përdorimi ditor i vajit të ullirit e zvogëlon shkatërrimin e ADN-së tek femrat në moshën e thyer. Për të marrë këtë rezultat nga gratë është kërkuar që të përdorin rreth 50 gram vaj ulliri çdo ditë, për një periudhë prej shtatë javëve.
Rakitizmi dhe vaji i ullirit
Nga studimi i publikuar më shkurt 2011 në revistën “Osteoporos Int” është sqaruar se përzierja e fenolëve në vajin e ullirit ndikon në rakitizëm (sëmundjen e kockave). Hulumtuesit mendojnë se vaji i ullirit luan rol shumë të dobishëm për gratë që janë në moshën e menopauzës.
“Dhe lyhuni me të!”
Pejgamberi i njerëzimit, në pjesën tjetër të hadithit, na këshilloi duke thënë: “Hani vajin e ullirit dhe lyhuni me të!” Shkencëtarët u morën edhe me ndikimin e vajit të ullirit në lëkurë dhe aty zbuluan dobi të mëdha. Revista “Clin Dermatol”, në muajin prill 2009, publikoi një artikull të gjatë, në të cilin sqaroi dobitë e vajit të ullirit në lëkurë.
Vaji i ullirit kënaq lëkurën e foshnjave
Revista “Pediatr Dermatol”, në muajin prill 2008, ka publikuar dobitë e përdorimit të vajit të ullirit për lëkurën e fëmijëve të porsalindur dhe në veçanti për ata që kanë lindur para kohe. Është parapëlqyer që vaji i ullirit të përdoret sepse njeriu është më i shëndetshëm se sa kur nuk e përdor atë.
Vaji i ullirit si mbrojtës i melanomës
Është vërtetuar shkencërisht se lyerja me vaj ulliri mbron nga kanceri i lëkurës (melanomës). Kjo preferohet pas notit dhe marrjeve të rrezeve të diellit. Kjo e dhënë është publikuar në prill 2008, në revistën “International Journal of Cancer”.
Përdorimi i vajit të ullirit në gjellë
Shumëkush pyet se cili prej vajrave është më i miri për t’u përdorur gjatë gatimit. Pas shumë hulumtimeve shkencore është vërtetuar se vaji i bekuar të cilin e ka këshilluar Pejgamberi s.a.v.s. pa dyshim është vaji më i mirë për t’u përdorur. Hulumtimi më i ri i bërë nga shkencëtarët, të cilët e publikuan studimin e tyre në revistën “Journal of Medicinal Food”, në mars 2011, thotë se përdorimi i vajit të ullirit në gjellëza ndihmon në përqindjen e insulinës te gratë e shëndosha.
Një hulumtim tjetër, i publikuar në revistën “European Journal of Clinical Nutrition” më 2009, thotë se trashësia ka rrezik të shfaqet më shumë tek ata që e përdorin pak vajin e lulediellit, se sa tek ata që e përdorin vajin e ullirit në mënyrë normale! Hulumtuesit marrin guximin të thonë se shkalla e djegies së vajit të ullirit është më e lartë se sa djegia e vajrave të tjerë.
A kemi dobi nga gjethet e pemës së ullirit?
Allahu i Lartmadhëruar nuk e ka bekuar vetëm vajin e ullirit, por pemën në tërësi – ajo është pemë e bekuar.
Shkenca bashkëkohore ka zbuluar se edhe këtu kemi dobi. Në revistën “International Journal of Cancer”, të vitit 2010, është publikuar një hulumtim sipas të cilit në gjethet e pemës së ullirit janë gjetur veçori kundër kancerit të lëkurës (melanomës). Një studim të ngjashëm e publikoi edhe revista “Food Chem Toxicol”, në vitin 2011, e cila raportoi për rolin mbrojtës të mundshëm të gjetheve të ullirit kundër ngritjes së tensionit, sheqerit, kancerit dhe sklerozës së arterieve dhe shërimin e tyre. Nuk ka dyshim se këto të dhëna kanë nevojë për studime të mëtejme.
Pas të gjitha këtyre hulumtimeve të bollshme, që na janë publikuar rreth vajit të ullirit në këto vitet e fundit, urojmë të jenë të bekuar të gjithë ata të cilët nuk e ndalojnë veten nga mirësitë e kësaj peme të bekuar. Bekuar qofshin të gjithë ata që e besojnë atë që tha Kurani Kerim dhe Sunneti i Pejgamberit të zgjedhur s.a.v.s. për këtë pemë të bekuar.
(Autori është këshilltar i sëmundjeve të zemrës në spitalin ushtarak të Mbretit Fehd në Xhedde.)
Marrë nga revista Hira, nº:28/2012
përktheu dhe përshtati M. Isaac - el nombre de un Mensajero.