LA NECESIDAD DE ADORAR
Përse njerëzit kanë nevojë ta adhurojnë dhe ta madhërojnë Zotin duke iu nënshtruar ligjeve të shpallura hynore? Ngase nënshtrimi ligjit hynor është çelës i suksesit në këtë botë dhe në botën e ardhme. Njerëzit e parë, Ademi dhe Hava, u krijuan në Parajsë dhe më vonë u përjashtuan nga Parajsa për shkak të mosnënshtrimit ligjit hynorë.
Mënyra e vetme që njerëzit të kthehen në Parajsë është nëpërmjet nënshtrimit ligjit. Kur’ani me përpikmëri e ka përshkruar këtë proces:
“Dhe ata të cilët kur kanë bërë fahisheh (shkelje të kurorës ose marrëdhënie imorale të tjera të paligjshme, zina), apo e kanë njollosur veten me gjynah, e kujtojnë Allahun dhe kërkojnë falje për gjynahet e tyre – dhe kush mund të falë gjynahet përveç Allahut? – dhe nuk vazhdojnë me gabimin që kanë bërë, kur e dinë atë.”[1]
FEJA ISLAME
Sistemi më i plotë i adhurimit u mundësohet njerëzve sot vetëm në sistemin e bazuar në fenë Islame. Vetë emri ‘Islam’ nënkupton ‘nënshtrim vullnetit të Zotit.’ Edhe pse zakonisht ai quhet si ‘besim i tretë nga tri besimet monoteiste,’ ai (Islami) nuk është aspak religjion i ri. Është fe e sjellë tek njerëzimi nga të gjithë profetët e Zotit. Islami ishte feja e Ademit, Ibrahim, Musait, dhe Isait (Jesús). Zoti përmend këtë çështje në shpalljen e fundit përkitazi me profetin Ibrahim, dicho:
“Ibrahimi nuk ishte çifut e as i krishterë, por ai ishte vetëm musliman Hanifan (me besim të vërtetë e të pastër islam vetëm në Allahun Një e të Vetëm) dhe nuk ishte prej Mushrikëve (prej atyre që i vënë shok Allahut, që besojnë në shumë zota).”[2]
Meqë Zoti është një, dhe njerëzimi është i një lloji, atëherë feja të cilën Zoti e ka përcaktuar për njerëzimin është një. Ai nuk ka shpallur një fe për hebrenjtë, e një për indianët, ndërsa një tjetër për evropianët etj. Nevojat shpirtërore dhe sociale janë uniforme, dhe natyra njerëzore nuk ka ndërruar qysh prej krijimit të burrit dhe gruas së parë.
POR LO TANTO, asnjë fe nuk është e pranuar tek Zoti, përveç Islamit, ashtu siç Ai qartë thotë në librin e fundit:
“Vërtetë, fe e pranuar tek Allahu është Islami…”[3]
“Dhe kushdo që dëshiron fe tjetër përveç Islamit, nuk do t’i pranohet, dhe ai në botën e ardhme do të jetë prej të humburve…”[4]
KRIJIMI MË I MIRË
Ata që besojnë në Një Zot të Vetëm, pa partner a pasardhës, dhe bëjnë vepra të mira (në përputhje me parimet e lartëpërmendura) bëhen pjesa më e mirë, ajka e krijimit. Që do të thotë se edhe pse njerëzimi nuk është krijimi më i madh i Allahut, ai ka mundësi të bëhet krijesa më e mirë e Tij. Në kaptinën el-Bejjineh, Allahu për këtë fakt thotë:
“Pa dyshim se ata të cilët besuan (në Njësine e Allahut, në të Dërguarin e Tij Muhamdein, alejhi-selam, në Kur’an, në Islam bashkë me gjithë përmbajtjen e tij) dhe punuan mirësi dhe drejtësi (sipas këtij besimi), ata janë krijesat më të mira.”[5]
MËKATI MË I RËNDË
Të kundërshtojë qëllimin e krijimit të vet është e keqja më e madhe që do të mund të bënte ndonjë njeri, transmetohet nga Abdullah ibn Mesudi se e ka pyetur të Dërguarin e Allahut për mëkatin më të rëndë tek Allahu, dhe ai është përgjigjur:
“T’i bësh Allahut shok (të adhurosh tjetërkënd përveç Tij), ndonëse Ai të ka krijuar.”[6]
Adhurimi i tjetërkujt përveç Allahut, që në gjuhën arabe quhet Shirk, është i vetmi mëkat i pafalshëm. Po që se një njeri vdes pa u penduar për mëkatet e tij a të saj, Allahu mund t’ia falë të gjitha mëkatet, përveç shirkut. Përkitazi, Allahu ka thënë në kaptinën en-Nisa:
“Pa dyshim që Allahu nuk fal që Atij t’i vihen shokë në adhurim, por ai fal përveç kësaj (çdo gjë tjetër) këdo që Ai dëshiron.”[7]
Adhurimi i të tjerëve përveç Allahut, në esencë përfshin dhënien e atributeve të Krijuesit krijesave të Tij. Çdo sekt a fe, përpos Fesë së Allahut, e bën këtë në ndonjë mënyrë të veçantë të tyren.
Marrur nga libri “Qëllimi i krijimit” – Bilal Philips