saltar al contenido

POR QUÉ ALLAH CREÓ LA HUMANIDAD EN LA TIERRA?

Lidhur me pyetjen për qëllimin e krijimit të njerëzimit, ajo mund të zgjerohet duke përfshirë këtu edhe botën në të cilën ai jeton. Sipas kësaj, pyetja më e saktë do të ishte: “Përse Allahu i krijoi njerëzit në këtë botë?”

Gjithashtu edhe për këtë pyetje si edhe për shumë të tjera, përgjigje mund të gjejmë në Kur’an, në shpalljen e fundit të Allahut, ku thuhet:

“Ai i cili ka krijuar jetën dhe vdekjen, për t’ju provuar se kush prej jush vepron më mirë; – Ai është i Plotfuqishëm dhe falës.” (El-Mulk, 2)

Gjithashtu thotë:

“Gjithçka që është mbi tokë, Ne e bëmë stoli të saj, për t’i provuar ata, se cili prej tyre do të jetë më vepërmirë.” (El-Kehf, 7)

Kështu pra, qëllimi i krijimit të njerëzve në këtë botë është që të provohen sesi njerëzit do të veprojnë në tokë, cila do të jetë sjellja e tyre. E gjithë kjo botë e jetës dhe e vdekjes, e pasurisë dhe varfërisë, e sëmundjes dhe shëndetit, është krijuar me qëllimin për t’i shoshitur shpirtrat e drejtë prej shpirtrave të këqij. Sjellja njerëzore në këtë botë gjithashtu është një tregues i fuqishëm i sasisë së besimit.

Gjithashtu është e domosdoshme të theksohet, se provimi i sjelljes apo mënyra e sjelljes nuk bëhet për ta informuar Allahun për njerëzimin, kjo ngase Ai ka ditur çdo gjë që do tu ndodh atyre, qysh para se t’i krijojë ata.

Sprovat shërbejnë për të vërtetuar në Ditën e Gjykimit se ata që shkojnë në Xhehennem (Ferr), pa dyshim që e kanë merituar atë, dhe gjithashtu ata të cilët do të hyjnë në Xhennet (Cielo), këtë gjë e kanë arritur vetëm nëpërmjet mëshirës së Allahut.

Ndërsa sa u përket njerëzve në këtë jetë, mënyra e sjelljes gjatë sprovave të tyre u shërben për dy qëllime themelore: Es para, për ngritjen shpirtërore të njerëzve dhe tjetra, për dënimin apo shpërblimin e tyre.

Bilal Philips (Qëllimi i krijimit)

Dhikr en voz alta después de la oración: Jeton Xheladini

Compraré una rosa". Le compró a la niña su rosa y ordenó flores para su madre.?

Compraré una rosa". Le compró a la niña su rosa y ordenó flores para su madre.!

Compraré una rosa". Le compró a la niña su rosa y ordenó flores para su madre. 0 / 5. Compraré una rosa". Le compró a la niña su rosa y ordenó flores para su madre.: 0

Sin votaciones hasta ahora! Sin votaciones hasta ahora.

Sin votaciones hasta ahora - Sin votaciones hasta ahora