Orden para la mujer musulmana
POROSI PËR FEMRËN MUSLIMANE
Motra ime muslimane, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ty!
Allahu, azze ue xhel, i ka lavdëruar gratë muslimane të cilat janë besimtare, durimtare, e të devotshme dhe i ka përshkruar se ato janë besnike që ruajnë fshehtësitë që ka urdhëruar Allahu. Prandaj Allahu, azze ue xhel,kur i ka përshkruar cilësitë e besimtarëve ka thënë: “Dhe Zoti iu përgjigj lutjes së tyre: “Unë nuk do t’ia humb mundin askujt nga ju që ka bërë vepra, qoftë mashkull apo femër. Ju jeni njëlloj (në shpërblim).”(Ali Imran: 195)
Motra ime muslimane, pasi që Allahu të nderoi e fisnikëroi me këtë fe dhe të bëri mbretëreshë të vërtetë, dëshiroj ta dhuroj një buqetë këshillash, e cila i përmban në vete dhjetë këshilla që i përngjajnë trëndafilave të bukur dhe me aromë të këndshme:
Këshilla e parë: Gruaja muslimane beson se Allahu është Zoti i saj dhe se Muhamedi është i dërguari i saj dhe se Islami është feja e saj. Gjurmët e besimit të saj shihen qartazi në fjalët, veprat dhe mendimet e saja, pra ajo është e kujdesshme prej hidhërimit të Allahut dhe i frikësohet dënimit të Tij të dhimbshëm si rezultat i kundërshtimit të urdhrave të Tij.
Këshilla e dytë: Gruaja muslimane është e kujdesshme për faljen e pesë kohëve të namazit me nënshtrim të plotë dhe me abdes në kohën e duhur, duke mos e preokupuar prej namazit me asgjë tjetër dhe duke mos penguar prej adhurimit asnjë dëfrim. Tek ajo shihen qartazi gjurmët e namazit, për shkak se namazi largon prej imoralitetit dhe të këqijave dhe është fortifikatë e madhe prej mëkateve.
Këshilla e tretë: Gruaja muslimane është e kujdesshme në veshjen e mbulesës dhe ajo nderohet e fisnikërohet me veshjen e saj. Nuk paraqitet vetëm se e mbuluar duke kërkuar mbrojtje prej Allahut, azze ue xhel, dhe duke e falënderuar Atë që e fisnikëroi dhe e mbrojti me veshjen e hixhabit dhe dëshiroi pastrimin e saj. Thotë i Lartësuari: “O ti i Dërguar,thuaju grave dhe vajzave të tua, si dhe grave tëbesimtarëve, që të lëshojnë mbulesën e tyre (De la cabeza) përreth trupit. Kjo është mënyra më e përshtatshme që ato të njihen e të mos ngacmohen nga të tjerët.” (El-Ahzab: 59)
Këshilla e katërt: Gruaja muslimane është e kuj-desshme në nënshtrimin ndaj burrit të saj, është e butë me atë, e mëshiron, e thirr në të mirë dhe e këshillon, e qetëson, nuk e rrit zërin e saj ndaj tij dhe nuk është e vrazhdët me atë në fjalim. Transmetohet me një hadith të vërtet se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, a excepción del ayuno: “Ajo grua që i falë pesë kohët e namazit, "El ayuno y el Corán interceden por el esclavo en el Día del Juicio, e mbron nderin e saj dhe e respekton burrin e saj, hyn në Xhenetin e Allahut.”
Këshilla e pestë: Gruaja muslimane i edukon fëmijët e saj me nënshtrim ndaj Allahut, azze ue xhel, i ushqen me besim të vërtetë dhe ia mbjell në zemrat e tyre dashurin ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij, sal-lallahu alejhi ue selem, dhe i largon prej mëkateve dhe moralit të shëmtuar, dice Alá, azze ue xhel:“O ju, që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë e mbikëqyrin engjëjt e fuqishëm e të ashpër, të cilët kurrë nuk i kundërshtojnë urdhrate Allahut, por i zbatojnë menjëherë ato.” (At-Tahrim: 6)
Këshilla e gjashtë: Gruaja muslimane nuk vetmohet me burrë të huaj, transmetohet me një hadith të vërtet se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, a excepción del ayuno: “Nuk është vetmuar një grua me një burrë, vetëm se shejtani ka qenë i treti i tyre.” Transmetojnë Ahmedi dhe Tirmidhiu, hadithi është i vërtetë.
pra, ajo nuk udhëton e vetmuar pa mahrem, nuk i viziton tregjet dhe vendet publike vetëm se me nevojë edhe atë duke e mbuluar trupin e saj me hixhab.
Këshilla e shtatë: Gruaja muslimane nuk i përngjason burrave në atë çka është e veçantë vetëm se për burrat. Thotë Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem: “I mallkoftë Allahu ata burra që i përngjasojnë grave dhe ato gra që i përngjasojnë burrave.” Transmetojnë Buhariu, Abu Daud, Tirmidhiu dhe Ibni Maxheh.
Po ashtu ndalohet përngjasimi me jobesimtaret në atë çka veçohen ato prej zbukurimeve dhe pamjeve, ku thotë Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem: “Kush i përngjason një populli ai është prej tyre.” Transmeton Ahmedi dhe Shejh Albani thotë se hadithi është i vërtetë.
Këshilla e tetë: Gruaja muslimane në radhët e grave thirr në fenë e Allahut, azze ue xhel, me fjalë të bukura, e duke e vizituar fqinjën e saj, e duke komunikuar me motrat e saj muslimane me telefon e me internet, e duke shpërndarë libra dhe kaseta islame. Ajo vepron me atë çka e thotë dhe kujdeset ta shpëton veten dhe motrat e saja nga dënimi i Allahut. Profeta, sal-lallahu alejhi ue selem, decir: “Të bëhesh shkaktar për udhëzimin e një njeriu është më mirë për ty se sa të posedosh deve të kuqe .” Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.
Këshilla e nëntë: Gruaja muslimane e ruan zemrën e saj prej dyshimeve dhe epsheve, syrin e saj prej haramit, veshin e saj prej muzikës dhe gjërave të turpshme, të gjitha gjymtyrët e saj prej thyerjes së ligjit të Allahut dhe e di se kjo është devotshmëria. Transmetohet se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, me një hadith të vërtetë ka thënë: “Turpërohuni prej Allahut më turp të vërtetë, se kush turpërohet prej Tij me turp të vërtet, e mbron kokën e tij dhe vetëdijen, barkun dhe çka ka në të, dhe kush e kujton pleqërinë i harron kënaqësitë e kësaj bote”. Transmeton Tirmidhiu.
Këshilla e dhjetë: Gruaja muslimane nuk i kalon ditët dhe netët e saja në gjëra të kota, e ruan kohën e saj dhe e shfrytëzon në të mirë. Nuk është përgojuese, bartëse fjalësh, ofenduese, e papërqendruar e negli-zhente. Allahu, azze ue xhel, decir: “Largohuni nga ata që fenë e tyre e marrin si lojë dhe dëfrime që janë mashtruar nga jeta e kësaj bote!”(El-En’am: 70), dhe thotë për një popull që e humbë jetën e tyre duke e kaluar në gjëra të kota: “Kur Ora (del Juicio Final) t’u vijë papritur, ata do të thërrasin: “Të mjerët ne, sa shumë që ekemi neglizhuar (Kiametin) në jetën e Tokës!” dhe do të bartin gjynahet e veta mbi shpinat e tyre. eh, sa e shëmtuar është ajo barrë!”(El-En’am: 31)
Autor: Aid El Karni
Del árabe: irfan jahiu