Rizvanolli culpa a Serbia, Europa y KEK por la crisis energética del país
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka numëruar faktorët e krizës energjetike që po kalon Kosova.
Rizvanolli në një konferencë për media thotë se faktori i parë i kësaj krize është prodhimi i KEK-ut.
“Këto probleme vijnë edhe prej varësisë së sektorit energjetik të Kosovës nga jashtë. Niveli i prodhimit nga ana KEK-ut ka rënë. Sa më shumë që KEK-u prodhon energji, aq më pak jemi të varur nga importi e çmimet. Ne kemi nivel të ulët të prodhimi sepse blloku B2 ka rënë dhe ende nuk është aktivizuar. Kjo është një faktor, tha ajo
Faktori i dytë sipas ministres, është ulja e prodhimit të rrymës në Evropë dhe kufizimi i gazit nga Rusia.
“Bursa ndërkombëtare dhe çmimet në bursa ndërkombëtare janë rritur në mënyrë rekord. Ky është faktori i dytë. Prodhimi i energjisë në Evropë nuk është rritur, por është ulur. Kjo shpërputhje bën që të regjistrohen çmime rekorde. Situata në Evropë është përkeqësuar edhe më tej, dhe si pasojë e kësaj, është përkeqësuar edhe te ne. Në disa shtete temperaturat kanë rënë nën nivelin 0. Franca që është eksportuesi më i madh i energjisë, e ka ulur prodhimin”, ka thënë Rizvanolli.
E po ashtu ajo ka cekur se faktor tjetër është edhe rritja e konsumit. Vetëm për dy ditë ka shtuar se është rritur konsumi për 14 por ciento.
Rizvanolli, ka cekur se një faktor tjetër që po ndikon në krizë energjetike në Kosovë, është edhe fakti se Serbia po bllokon linjat energjetike dhe se kjo po krijon ngarkesa në sistemin e energjerisë edhe në vendet tjera të rajonit, si Maqedoni të Veriut e Shqipëri.
E po ashtu ajo ka cekur se faktor tjetër është edhe rritja e konsumit. Vetëm për dy ditë ka shtuar se është rritur konsumi për 14 por ciento.
“Serbia ka bllokuar linjën energjetike mes nesh, kjo nuk është diçka e re, por në situatë krize si kjo e përkeqëson mëtej situatën. Kjo shkakton ngarkesa në rrjete edhe në shtetet tjera si Maqedoni të Veriut e Shqipëri, që edhe ashtu janë në krizë. Jemi edhe më të kufizuar që të blejmë energji, shpesh duke mos pasur zgjidhje pos të blejmë me çmime të larta”, ka thënë Rizvanolli në konferencë për media.
“Faktor i katërt është se konsumi i energjisë është më i larti i regjistruar ndonjëherë në vendin tonë. Për dallim nga viti i kaluar, jemi duke konsumuar shumë më shumë. Konsumi është rritur për 14 për qind për dy ditë, nga 19 dhjetori deri më 21 dhjetor. Nga të gjitha aspektet po përballemi me faktorë që po ndikojnë negativisht në situatën energjetike”, ka thënë Rizvanolli.
Rizvanolli paralajmëroi edhe konferenca të tjera gjatë ditëve në vijim rreth krizës për energji.