Turqia vendos karantinë 14-ditore për udhëtarët që vijnë nga 8 shtete
Turqia ka njoftuar kufizime të reja të udhëtimit për udhëtarët që hyjnë në vend, në një përpjekje për të frenuar përhapjen e pandemisë së koronavirus të ri (COVID-19).
Në një deklarate të publikuar nga “Turkish Airlines”, e cila bazohet në një njoftim të autoriteteve zyrtare, thuhet se udhëtarët që vijnë nga Afganistani, Bangladeshi, Brazili, Afrika e Jugut, India, Nepali, Pakistani dhe Sri Lanka, do të jenë në karantinë për 14 ditë në vendet e përcaktuara nga qeveritarët.
Udhëtarëve që kanë qenë në këto vende në 14 ditët e fundit gjithashtu do t’u kërkohet të paraqesin një rezultat negativ të testit PCR të kryer brenda 72 orësh para se të hyjnë në Turqi.
Në deklaratën e “Turkish Airlines” thuhet se nga sot përfundon masa e ndalimit të fluturimeve për në Brazil dhe Afrikën e Jugut.
además, udhëtarëve që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar, Irani, Egjipti dhe Singapori, do t’u kërkohet të paraqesin një rezultat negativ të testeve të tyre PCR të kryera brena 72 orësh para hyrjes në Turqi.
Udhëtarët nga vendet e tjera nuk do të duhet të paraqesin një rezultat negativ të testit PCR dhe nuk do të jenë në karantinë, nëse janë vaksinuar të paktën 14 ditë para hyrjes në Turqi apo nëse kanë tejkaluar sëmundjen dhe janë rikuperuar brenda gjashtë muajve të fundit.
“Nëse udhëtarët që largohen nga këto vende nuk mund të paraqesin një certifikatë vaksine ose dokumente që vërtetojnë se kanë pasur sëmundjen sipas rregullave të deklaruara, paraqitja e një rezultati negativ të PCR-së bëhet maksimumi 72 orë para hyrjes në Turqi, ose një test i shpejtë negativ i antigjenit i bërë maksimumi 48 orë para hyrjes në Turqi do të konsiderohet i mjaftueshëm”, thuhet në njoftim.//AA