Shoqata ndihmoni te Varferit

Fejesa e vajzës së bujkut

Një i ri shkoi t’ia kërkojë bujkut dorën e vajzës së tij të bukur. Kur shkoi te ferma e tij, bujku e shikoi dhe i tha:
– O biri im, shko dhe ndalu te ajo fushë dhe unë do t’i liroj tre dema, një pas një dhe ti nëse e kapë bishtin e një nga të tre demave, atëherë bijën time ta martoj ty.
Djaloshi u ndal te fusha dhe ishte në pritje të demit të parë. Bujku e hapi derën e fermës dhe nga ajo doli një dem i madh dhe i rrezikshëm, ku djaloshi nuk kishte parë si ai në jetën e tij. Nga frika vendosi ta lirojë të kalojë dhe ta presë demin e dytë, i cili sipas mendimit të tij, do të jetë më i mirë se sa i pari. Nga kjo arsye, kaloi në anën tjetër të fushës dhe e lejoi të parin të kalojë dhe të del nga dera e pasme e fermës.
Bujku për të dytën herë e hapi derën e fermës, mirëpo djaloshi mbeti pa mend. Para tij doli një dem shumë i madh dhe shumë i rrezikshëm që nuk kishte parë më herët në jetën e tij. Demi u ndal, filloi të gropojë në tokë dhe t’i dalin ligat nga goja e tij dhe ta shikojë djaloshin. Djaloshit edhe kësaj here nuk i mbeti zgjidhje tjetër, përveçse të kërkojë ta lirojë demin e tretë, me shpresë se nuk do të jetë më i keq se sa i dyti. Edhe këtë herë kaloi në anën tjetër dhe e lejoi demin e dytë të kalojë dhe të del nga dera e pasme e fermës.
Bujku e hapi derën e fermës për të tretën herë. Këtë herë në fytyrën e djaloshit u paraqit buzëqeshja kur e pa demin më të dobët në jetën e tij. Ky ishte demi plotësisht i përshtatshëm për të. E mori pozitën e përshtatshme, e priti t’i afrohet dhe kur iu afrua kërceu mbi të dhe e zgjati dorën për t’ia kapur bishtin, mirëpo u çudit kur e pa se ky dem nuk kishte fare bisht për ta kapur atë.

Mësimi nga ky tregim:

Jeta është e stërmbushur me shanse, disa nga to janë të lehta për t’u arritur, e disa nga to janë të rënda të arrihen. Problemi qëndron se ne shpesh lejojmë që këto shanse të na ikin, duke shpresuar se do të arrijmë një shans më të mirë, dhe ato të shkojnë, e ne asnjëherë të mos kemi mundësi t’i kthejmë më prapa. Për këtë arsye, të përpiqemi vazhdimisht t’i arrijmë shanset e para!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Sa i dobishëm ishte ky post?

Klikoni mbi një yll për ta vlerësuar!

Vleresim mesatar 5 / 5. Numri i votave: 1

Asnjë votim deri më tani! Bëhu i pari që vlerëson këtë postim.

LINQET E RRJETEVE SOCIALE - Facebook Ndihmoni Të Varferit