Shoqata ndihmoni te Varferit

Fetva .279

Pyetje:

A lejohet sigurimi i jetës dhe pasurisë në kompanit e sigurive?

 

Përgjigjja:

Jo. Sigurimi i jetës nuk lejohet në këtë mënyrë, sepse kur ti vjen meleku i vdekjes për tia marrë shpirtin, ai nuk ka mundësi ti thotë e kam të siguruar dhe shko diskuto me komapin e sugrimeve.

Dhe ky veprim nga ana e njerëzve posaçërishtë muslimanëve është gabim, mendjelehtësi, mashtrim dhe humbje.

Njashtu ajo që na tërhjek më shumë vërejtjen dhe na preokupon është se njerëzit mbështeten në kompanitë e sigurimeve dhe ruana Zot harrojnë dhe lëjnë anash mbështetjen tek Allahu,- xhele veala!.

Pse themi kështu!?

Sepse ai mendon se pasi të vdesë kompania e sigurimeve do tia sigurojë ushqimin dhe furnizimin trashigimtarëve të tij, dhe kjo shihet qartë se është mbështetje tek dikush tjetër jashta Allahut,- xhele veala!.

Themeli dhe baza e kësaj është se kjo çështje është njëra nga llojet e bixhozit.

E ne e dimë se bixhozin Allahu e ka rënditur dhe përmendur në Kuranin Famëlartë sëbashku me Shirkun, alkoolin dhe hedhjen e shigjetave për fallë.

Duhet ditur se tek sigurimet, nëse njeriu e paguan një sasi nga pasuria e tij dhe ajo pasuri e dhënë nga njeriu ka mundësi të qëndrojë me vite të tëra e në fund njeriu del i humbur sepse nuk i kthehet asgjë mbrapa nga pasuria që ai ka dhënë me vite të tëra.

Kurse, nëse vdes (njeriu) në një periudhë të afërt, në këtë rast kompania është ajo që humbet sepse shpenzon më shumë se çka ka paguar i siguruari (klienti i tij i mëparshëm).

Dhe çdo aktë i cili lëkundet mes fitimit dhe humbjes është bixhoz.

Allahu është më i Dituri!.

Shejh Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Sa i dobishëm ishte ky post?

Klikoni mbi një yll për ta vlerësuar!

Vleresim mesatar 0 / 5. Numri i votave: 0

Asnjë votim deri më tani! Bëhu i pari që vlerëson këtë postim.

LINQET E RRJETEVE SOCIALE