Shoqata ndihmoni te Varferit

Fetva nr. 291

Pyetje:

A lejohet kryerja e haxhit nga më shumë se dy persona në të njejtin vit për të vdekurin?

 

Përgjigje:

Po, lejohet kryerja e haxhit nga më shumë se dy persona në të njejtin vit për të vdekurin.

Por, me kusht që ata që dëshirojnë kryerjen e haxhit për të vdekurin, së pari të kenë kryer haxhin për vete.

Mirëpo, ne ju kishum sygjeruar që mjafton njëri nga ta, ta kryej haxhin për të vdekurin, e parat e të tjerëve që dëshirojnë ta kryejnë haxhin për të vdekurin shpërndajini sadaka, kjo është më e udhës të veprohet.

Prej Allahut vjen suksesi, përshëndetjet qofshin mbi të dërguarin tonë, familjen dhe shokët e tij.

Komisioni i përhershëm i fetvave.

Fetuaja, nr. 22285

Antarët e komisionit:

Dr. Salih bin Feuzan el Feuzan

Abdullah Ibën Muhamed el Mutlak

Abdullah Ibën Abdurrahman Ibën Gudejan

Abdullah Ibën Ali er Rukban

Ahmed Ibën Alij Sejr el Mubareki

Abdulaziz Ibën Abdullah ibën Muhamed Alu Shejh

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

 

Sa i dobishëm ishte ky post?

Klikoni mbi një yll për ta vlerësuar!

Vleresim mesatar 0 / 5. Numri i votave: 0

Asnjë votim deri më tani! Bëhu i pari që vlerëson këtë postim.

LINQET E RRJETEVE SOCIALE - Facebook Ndihmoni Të Varferit